Ballina Aktualitet BILALL KASAMI TAKOHET ME KANDIDATIN SHQIPTAR PËR DEPUTET NË KROACI

BILALL KASAMI TAKOHET ME KANDIDATIN SHQIPTAR PËR DEPUTET NË KROACI

SHPËRNDAJE
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në zyrat e partisë në Tetovë, e ka pritur kandidatin shqiptar për deputet në Kroaci, Idris Sulejmanin.
Në këtë takim është bashkëbiseduar për rrjedhat e procesit zgjedhor në Kroaci, ku me këtë rast Sulejmani ka kërkuar mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë atje, e këtë mesazh sipas tij duhet ta përcjell kryetari Kasami edhe te aktivistët e BESËS.
Me këtë rast, kryetari Kasami i ka bërë me dije Sulejmanit se e përcjell me vëmendje procesin zgjedhor në Kroaci, dhe çdo çështje që shkon në favor të diasporës shqiptare atje Lëvizja BESA do ta përkrahë fuqimisht.