Arrestohet personi që i mori jetën turistit rus në Himarë

Policia e Himarës ka arrestuar drejtuesin e skafit që dyshohet se përplasi për vdekje turistin rus dje. Denis Kaiumov humbi jetën pë...


Policia e Himarës ka arrestuar drejtuesin e skafit që dyshohet se përplasi për vdekje turistin rus dje.
Denis Kaiumov humbi jetën për shkak të plagëve të rënda.
Personi i arrestuar është Fatmir Kuçi, 44 vjeç nga Elbasani,
Njoftimi i policisë:
Policia ka arrestuar në flagrancë për “Vrasje nga pakujdesia”, shtetasin: · Fatmir Kuçi, 44 vjeç, banues në Elbasan. Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin e Fatmir Kuçi-t, pasi ditën e djeshme rreth orës 11:00 në zonën bregdetare të quajtur “Livadh” i Himarës, ky shtetas duke drejtuar mjetin lundrues tip skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arrow”, dyshohet se ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin Rus D.K., i cili ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra, në spitalin e Himarës.
Policia ka sekuestruar dhe konfiskuar 2 mjete lundruese në përdorim dhe në pronësi të Kuçi-t : – mjetin lundrues skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arroë”, 11.73 m i gjatë dhe 3.20 m i gjërë, me 3 motorë – 275 KF secili. – mjeti lundrues motor-deti me emrin “Viktoria-3”, pa dokumentacion përkatës.

Related

Kronika 5212596559115554892

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item