Ballina Aktualitet Alsat: Ministrat e BDI-së me këmbëngulje po mbrojnë shkollat e Gylenit

Alsat: Ministrat e BDI-së me këmbëngulje po mbrojnë shkollat e Gylenit

SHPËRNDAJE
Nuk ka vendim për mbylljen e kolegjit “Jahja Kemal”. Megjithatë, në një seancë të mbyllur të qeverisë e cila ka zgjatur deri në orët e hershme të mëngjesit, është vënë në diskutim fati i këtij kolegji. “Në një seancë të mbyllur të qeverisë është vënë në pikëpyetje ekzistenca e kësaj shkolle e cila posedon gjashtë objekte në të gjithë republikën”.
Edhe pse asnjë zyrtar nuk pranon publikisht se Maqedoni ka pranuar kërkesë nga Ankaraja zyrtare për të mbyllur këtë shkollë, ministri i Jashtëm Nikolla Poposki duke folur për këtë çështje, ka shfaqur nuanca pohuese për një kërkesë të tillë. “Qëndrimi ynë ka qenë dhe do të jetë se Maqedonia i përkrah vetëm se institucionet e zgjedhura në mënyrë demokratike në Turqi dhe në këtë drejtim do të bashkëpunojmë me qeverinë ne Ankara në drejtim të ndihmës apo realizimit të qëllimeve të tyre, gjithsesi në suaza të legjislaturës dhe interesave tona. Sa i përket pyetjes lidhur me vendimin e Qeverisë, po, është sjell një vendim i tillë. Të gjitha vendimet të cilat do t’i sjellim do të jenë në përputhje me legjislaturën tonë, interesat tona nacionale. Kjo kështu ka qenë dhe kështu do të jetë”, tha Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm. Burime të sigurta konFIrmojnë për Alsat se ministrat shqiptarë kuadër të BDI-së kanë qenë kundër këtij vendimi duke thënë se do të mbrojnë kushtetutën dhe ligjet për këtë çështje. Më 5 gusht ministri i Arsimit Pishtar LutFIu pati garantuar se “Jahja Kemal” nuk do të mbyllet për sa kohë që i njëjti vepron sipas ligjeve të vendit. “Institucioni “Jahja Kemal” është në rregull me dokumentacionin e tij dhe funksionon në bazë të ligjit dhe kjo është ajo që na intereson neve. Sipas informative që kemi, edhe pas diplomimit në atë shkollë, nxënësit e “Jahja Kemal” regjistrohen në institucione mjaftë mirë të ranguara”, deklaroi kohë më parë Pishtar LutFIu, Ministër i Arsimit dhe Shkencës. Ndërkaq, përfaqësuesi i këtij kolegji Surija Tauk tha për Alsat se nuk ekziston as edhe një arsye më e vogël që qeveria të marrë një vendim për mbylljen e “Jahja Kemal”, pasi që siç thotë, janë kryer të gjitha detyrimet që duhen ndaj shtetit. Madje ai shfaqi habinë për një dilemë të tillë pasi ky kolegj deri më tani është vlerësuar me notën 4, që konsiderohet si maksimale për vlerësimin e institucioneve arsimore të vendit. Ka pasur spekulime deri më tani të pakonFIrmuara, se “Jahja Kemal” FInancohet nga rrjeti i “Hyzmeti” i Fetullah Gylenit i cili nga qeveria turke akuzohet për tentimin e grushtit të shtetit në Turqi më 15 korrik.