Ballina Aktualitet Aeroplani rus bën ulje emergjente, një serbe vdes gjatë fluturimit

Aeroplani rus bën ulje emergjente, një serbe vdes gjatë fluturimit

SHPËRNDAJE

Aeroplani Erbas A330-300 i Aeroflot, i cili
sot fluturoi në linjën Pekin- Moskë, u detyrua që të bëjë ulje emergjente në
Novosibirsk, për shkak të vdekjes së një shtetaseje serbe nga Nishi, transmeton
Tetova News sipas medieve serbe.
Kapiteni i aeroplanit vendosi ta ndërpres
fluturimin për shkak se gruas i ra të fikët
Pas uljes në aeroportin Tolmaçovo, mjekët
konstatuan vdekjen e saj.
Udhëtarja që vdiq ishte nga Nishi dhe
kishte lindur në vitin 1959. Ambasada e Serbisë në Moskë njoftoi se e ndjera
fluturoi nga Pekini për në Beograd, përmes Moskës. Pas obduksionit në
Novosibirsk, trupi i të ndjerës do të transportohet për në Serbi.

Televizioni shtetëror i Novosibirskit
njoftoi se, sipas të dhënave paraprake, shkak i vdekjes ka qenë sulmi në zemër.
/Flurudha