33 thënie që janë të mbushura me urtësi

1. Auto-disiplina është gjithçka Auto-disiplina është gjithçka. Nëse mundesh të vësh nën kontroll qenien tënde mendore dhe fizike, m...


1. Auto-disiplina është gjithçka
Auto-disiplina është gjithçka. Nëse mundesh të vësh nën kontroll qenien tënde mendore dhe fizike, mund të kesh nën kontroll gjithë botën.
2. Një moment durimi
Një moment durimi në një çast zemërimi, ju shpëton njëqind momente pendese.
3. Shih pas në jetën tënde dhe thuaj…
Më mirë të shohësh pas në jetën tënde dhe të thuash: “Nuk më besohet që e kam bërë atë gjë”, se sa të thuash: “Ah, sa do të doja ta bëja atë”.
4. Këto dy gjëra përcaktojnë atë që ti je
Dy gjëra përcaktojnë atë që ti je: Durimi kur nuk ke asgjë, dhe sjellja kur nuk ke asgjë
5. Duhet kurajë
Duhet kurajë për t’u rritur dhe për t’u bërë ai që je në të vërtetë
6. Të mençurit nuk janë gjithmonë të heshtur
Njerëzit e mençur nuk janë gjithmonë të heshtur, por ata e dinë se kur duhet të jenë.
7. Ajo që Suzi thotë për Sallyn
Ajo që Suzi thotë për Sallin flet më shumë për Suzyn se sa për Sallyn.
8. Kur ditët tona janë më të lumtura
Ditët tona janë më të lumtura kur u japim njerëzve pakëz nga zemra jonë, se sa një copë nga mendja jonë.
9. Të jetosh, gjëja më e rrallë në botë
Të jetosh është gjëja më e rrallë në botë. Shumica e njerëzve thjeshtë ekzistojnë.
10. Të bësh dallimin
Të bësh dallimin nga të tjerët, duhet që të rehatohesh me të ndjerit i parehatshëm.
11. Mund t’i japësh një personi dije
Mund t’i japësh një njeriu dije, por nuk mund ta bësh të mendojë. Disa njerëz duan të mbeten budallenj, vetëm sepse e vërteta kërkon që të ndryshosh.
12. Atë që një i mençur e di
Një njeri i mençur e di se kudo ka nga një gjë për të mësuar.
13. Mos ndalo për të hedhur gurë
Nuk do të mbërrish asnjëherë në destinacion, nëse ndalesh dhe hedh guri drejt çdo qeni që leh.
14. Stërvite mendjen që të shohë të mirën
Stërvite mendjen që të shohë të mirën në çdo situatë.
15. Nuk ke lindur fitues
Nuk ke lindur fitues. Nuk ke lindur humbës. Ke lindur një njeri që zgjedh.
16. Mos shpreso kurrë më shumë…
Mos shpreso kurrë më shumë për një gjë, nga sa punon për atë gjë.
17. Mësoju fëmijëve se si të mendojnë
Fëmijët duhet të mësohen se si të mendojnë, jo çfarë të mendojnë.
18. Kur jeta të fut në situata të vështira…
Kur jeta të fut në situata të vështira, mos thuaj “Përse unë?”, por thuaj: “Provomë!”
19. Merr frymë thellë
Merr frymë thellë! Eshtë thjeshtë një moment i keq. Jo një jetë e keqe.
20. Gota është gjysmë bosh, apo gjysmë plot?
Njerëzit që mendojnë nëse gota është gjysmë bosh apo gjysmë plot, nuk kuptojnë kryesoren. Që gota mund të mbushet prapë.
21. Veprimet e një personi të thonë gjithçka
Veprimet e një personi të thonë gjithçka që ke nevojë të dish.
22. Shanset janë si lindja e Diellit
Shanset janë si lindja e Diellit. Nëse pret shumë, e humbet.
23. Vrije mendjen për të dashur veten
Vrije mendjen që të duash veten, në vend se të dashurohesh me idenë që të tjerët të të duan ty.
24. Ndonjëherë jeta ka të bëjë me rrezikimin e gjithçkaje për…
Ndonjëherë jeta ka të bëjë me rrezikimin e gjithçkaje për një ëndërr, që askush nuk mund ta shohë përveç teje.
25. Vazhdo bëj mirë
vazhdo të bësh mirë. Do të të kthehet dhjetëfish, në mënyra që as nuk i pret.
26. Ja misioni im në jetë
Misioni im: Të jem kaq i zënë duke jetuar dhe dashur jetën time, saqë të mos kem kohë për urrejtje, pendesë, shqetësim apo frikë.
27. Ditët kur je më shumë në parehati
Ditët kur je më pak rehat janë ditët kur mëson më shumë për veten tënde
28. Si të jetosh një jetë krijuese
Që të bëjmë një jetë krijuese, duhet të humbasim frikën se mos e kemi gabim.
29. Ja një arsye pse njerëzit i rezistojnë ndryshimit
Një arsye pse njerëzit i rezistojnë ndryshimit, është se ata përqëndrohen tek ajo nga e cila duhet të heqin dorë, në vend të asaj që do të fitojnë.
30. Nuk ka problem të jesh i zemëruar
Nuk ka problem të jesh i zemëruar. Problem është të jesh mizor.
31. Kushdo mund të gjejë baltën tek dikush
Kushdo mund të gjejë baltën tek dikush. Bëhu ai që gjen floririn.
32. Vështirësitë që has
Ndonjëherë has në vështirësi jo sepse po bën një gjë të gabuar, por sepse po bën gjënë e duhur.
33. Duhet të luftosh mespërmes ditëve të këqia
Duhet të luftosh mespërmes disa ditëve të këqia, për të fituar ditët më të mira të jetës tënde.
Në shqip nga bota.al

Related

Psikologji 1383470392100779886

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item