Zbulohet ujë 7 vite dritë larg Tokës

Wise 0855 është një nga ato objektet qiellore xhuxhe në ngjyrë kafe e zbuluar në 2014 me teleskopët, Wise dhe Spitzer, e që prej atëhe...


Wise 0855 është një nga ato objektet qiellore xhuxhe në ngjyrë kafe e zbuluar në 2014 me teleskopët, Wise dhe Spitzer, e që prej atëherë gjithnjë ka ngjallur interesim të madh nga ana e astronomëve duke qenë se ai është trupi qiellor më i ftohtë jashtë sistemit tonë diellor.
Për herë të parë u zbulua një trup qiellor jashtë sistemit tonë diellor që ka gjurmë resh të përbëra nga uji. Ky është një objekt me masë më të madhe sesa planetët më të mëdhenj, e më specifikisht është 5 herë më i madh sesa Jupieri, por më i vogël se një yll. Në brendësi të tij nuk janë shkaktuar reaksione nukleare.
Wise 0855 është një nga ato objektet qiellore xhuxhe në ngjyrë kafe e zbuluar në 2014 me teleskopët Wise dhe Spitzer, e që prej atëherë gjithnjë ka ngjallur interesim të madh nga ana e astronomëve duke qenë se ai është trupi qiellor më i ftohtë jashtë sistemit tonë diellor. Objekti gjendet 7 vite dritë larg tokës, me temperaturën që vlerësohet se shkojë deri në -23°C.
Nisur nga të tilla karakteristika, kërkuesit e Universitetit të Kalifornisë të Santa Cruz-it, realizuan një studim që zgjati 14 net, duke përdorur teleskopin Gemini Nord të Hawai-t.
Kjo u dha mundësinë që të përcaktojnë disa karakteristika kimike të Wise 0855.

Related

Kuriozitete 4026351509520974100

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item