Zbardhet dosja e “Ballkanit”, biznesmenët porositnin drogën në Turqi

Prizreni ka qenë vendi i takimit dhe shkëmbimit të drogës me paratë nga trafikantët e arrestuar pak ditë më parë, në operacionin e pol...


Prizreni ka qenë vendi i takimit dhe shkëmbimit të drogës me paratë nga trafikantët e arrestuar pak ditë më parë, në operacionin e policisë të koduar “Ballkan”. Në dosjen në ngarkim të të dyshuarve si pjesë e rrjetit të trafikut të drogës mes Turqisë-Greqisë-Maqedonisë-Kosovës dhe Shqipërisë, ku të gjitha marrëveshjet dhe shkëmbimet e mallit bëheshin në Prizren. Sipas materialit të përpiluar nga prokurori Eugen Beçi dhe që ka bindur Gjykatën e Krimeve të Rënda t’i caktojë masën e sigurisë “arrest me burg” të dyshuarve, përgjimet janë prova kryesore në ngarkim të të dyshuarve. Në dosje thuhet se Jurgen Molla ka organizuar në 3 raste trafikun e drogës dhe ishte personi që kishte njohje me kosovarin Arif Çiço i cili kryente rolin e ndërmjetësit me shtetasit turq, të cilët siguroni heroinën.

Rastet 
Prokuroria thotë se është provuar se në rastin e parë, Jurgen Molla ka organizuar takimin, blerjen dhe transportimin e 15 kg heroinë nga Prizreni në drejtim të Tiranës. Për të blerë këtë sasi, Jurgen Molla ishte takuar me kosovarin Arif Çiço dhe shtetasit turk që kishin drogën. Në takimin e zhvilluar në Prizren ishte rënë dakord që të paguhen 230 mijë euro për 15 kg heroinë. Paratë janë dërguar më 29 qershor të 2016 nga dy të besuarit e Jurgen Molllës, shtetasit Orgest Myftaraj dhe Klodian Veizaj. Pas dorëzimit të parave, po në Prizren shtetasit turq i kanë dorëzuar korrierit të drogës Arben Prendi 15 kg heroinë, të cilën e ka fshehur në kamionin e tij. Por pasditen e datës 29 qershor kamioni dhe droga u kapën në pikën e kalimit kufitar të Morinit. Në momentin e arrestimit të korrierit, nga përgjime del se të gjithë të implikuarit komunikojnë me njeri-tjetrin për mbylljen e numrave të telefonit, fshehjen e parave dhe zhdukjen nga Tirana për disa ditë. Megjithëse dështuan, në rastin e parë, Jurgen Molla bashkë me Anesti Koromanin porosisin përsëri 15 kg heroinë të të njëjtët shitës.
Por këtë radhë, shtetasit turq e dërgojnë me korrierët e tyre drogën duke ndryshuar edhe vendin. Pikë-takimi bëhet qyteti grek i Selanikut dhe që andej duhej të trafikohej në Shqipëri. Për këtë rrugë dy ndërtuesit kontaktuan me pronarin e kompanisë së betonit Shyqyr Kotorri. Ky i fundit kishte pranuar transportin e 15 kg heroinë kundrejt 5 kg që do të mbante për vete. Por si rezultat i bashkëpunimit mes policive rajonale, ishte policia greke që në këtë rast arrestoi më 18 shtator 2015 dy korrierët turq dhe bllokoi drogën që do të vinte në Shqipëri. Duke aplikuar të njëjtën skemë, të dyshuarit i rikthehen përsëri Prizrenit për një rast të tretë të trafikut të drogës nga Kosova. Jurgen Molla dhe Anesti Koromani përsëri në rolin e blerësve tek shtetasit turq. Por për shkak se ishin në ndjekje dhe në përgjim, edhe sasia prej 500 gramëve heroinë u bllokua në Tiranë në mars të këtij viti, ku u arrestua Anesti Koromani dhe bashkëpunëtori i tij Romeo Beqo. Për prokurorinë, si pjesë e këtij rrjeti janë edhe të dyshuarit Nuredin Nazëraj, i cili kishte organizuar për të dërguar në Greqi një sasi prej 5 kg hashash në formë pagesë për heroinën që do vinte në Shqipëri për llogari të Jurgen Mollës. Por edhe kjo tentativë mbeti e parealizuar, pasi policia arrestoi korrierin Viktor Behaj së bashku me 5 kg hashash.

Related

Kronika 4863659641640560103

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item