Vrasja e priftit, imamët francezë thirrje: Muslimanët të dielën në kishë

Do të ishte diçka unike dhe e vecantë nëse muslimanët francezë të dielën shkojnë në kishë. Është kjo thirrja që imamët francezë u kanë...


Do të ishte diçka unike dhe e vecantë nëse muslimanët francezë të dielën shkojnë në kishë. Është kjo thirrja që imamët francezë u kanë bërë besimtarëve muslimanë në Francë.
“Do të ishte dicka e madhe nëse vetëm 1 në 10 nga 5 milionë muslmanët që jetojnë në Francë t’u përgjigjeshin për t’iu bashkuar meshës së të dielës, në shenjë solidariteti për ngjarjen e shënuar në Rouen ku dy të rinj masakruan një prift” shkruhet në gazetën ipeshkvnore Avvenire e cila vlereson thirrjen e lëshuar një ditë më parë nga imamët në Paris.
Inisiativa e ndërmarrë nga Këshilli i Lartë Frances i fesë islame i kërkon besimtarëve të shfaqin solidaritet dhe dhembshuri për ngjarjen në kishën Saint-Etienne-du-Rouvray.
Apeli i fton përgjegjësit e xhamive, imamët dhe besimtarët të vizitojnë kishat më të afërta pikërisht ditën e dielë kur mbahet edhe mesha e mëngjesit. Këshilli i Besimit Islam e cilësoi sulmin e të martës një akt të tmerrshëm dhe shokues.
Një ditë më Parë Ati i Shenjtë Papa Francesku u shpreh se bota është në luftë por jo në një luftë fetare.
Tri ditë më parë dy të rinj morën peng një kishë në Rouen të Francës dhe para se të vriteshin nga policia masakruan priftin 86 vjecar. Ndërkohë shteti islamik mori përgjegjësinë e sulmit duke i cilësuar dy të rinjtë ushtarët e saj.

Related

Botë 5131584473934797842

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item