Vrasësi shqiptar me një këmbë do të deportohet nga Britania e Madhe

Mediat britanike njoftojnë se vrasësi shqiptar me një këmbë do të deportohet nga Britania. Saliman Barçi, 41 vjeç do të largohet nga...


Mediat britanike njoftojnë se vrasësi shqiptar me një këmbë do të deportohet nga Britania.
Saliman Barçi, 41 vjeç do të largohet nga Britania pas 14 vitesh që kurse përfitoi dokumente si shtetas nga Kosova. Autoritetet e migracionit britanik e akuzuan atë se ka “mashtruar qëllimisht”, duke përfituar edhe mbështetje sociale nga shteti britanik.
Në vitin 1997, Barçi ka vrarë dy persona ndërsa më pas u largua nga vendi. Procesi gjyqësor ndaj tij u mbyll në vitin 1998. Pas rihapjes së procesit gjyqësor, në vitin 2009, u dënua me 25 vite burg për dy vrasje dhe posedim të paligjshëm të armëve ushtarake, dënim i cili u dha në mungesë nga tij. Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin, duke e rikthyer sërish procesin në Gjykatën e Apelit në vitin 2013.
Ai u arrestua në Britani të Madhe, pasi prokurorët shqiptarë kërkuar ekstradimin e tij korrikun e kaluar. Më 3 gusht të vitit të kaluar, ai u dënua për posedim kokaine.  Ai përfitoi dokumentet si shtetas nga Kosova.

Related

Kronika 9065291976781095462

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item