Vrasësi i policëve ishte përjashtuar nga ushtria pas akuzave për ngacmime seksuale

Vrasësi i policëve në Dallas, Texas, ishte dëbuar nga shërbimi i tij ushtarak në Afganistan, pasi një oficere grua e kishte akuzuar për ...


Vrasësi i policëve në Dallas, Texas, ishte dëbuar nga shërbimi i tij ushtarak në Afganistan, pasi një oficere grua e kishte akuzuar për ngacmim seksual.
Ky është vetëm një nga detajet e shumta që po dalin nga hetimi mbi jetën e njeriut që tronditi qytetin gjatë një proteste afrikano-amerikane kundër diskriminit racor nga policia.
Shumë aktivistë zezakë kanë dënuar vrasjen e policëve të pafjashëm, dukë thënë se vrasësi Micah Johnson, hoqi vëmendjen publike nga kauza e protestës duke e mbledhur në mënyrë egoiste te vetja.
Sipas hetimeve në të kaluarën e tij, vrasësi që në disa fotografi është parë më uniform të ushtrisë amerikane ka qenë në fakt i dislokuar në Afganistan si marangoz dhe jo si pjesëtar luftarak i forcave të armatosura.
Kaq shumë është tronditur nga sjellja e tij perverse oficerja në fjalë saqë ka kërkuar jo vetëm largimin e tij nga Afganistani, po edhe urdhër që të mos i afrohet familjes së saj, shtëpisë së saj, si dhe një restoranti ku ajo punonte në periudhën kur nuk ishte e mobilizuar.
Një kërkesë e oficeres tingëllon parashikuese sot. Ajo kishte kërkuar që Micah Johnson të trajtohej nga një psikiatër për probleme mendore.
“Nuk dihet se nga e nxori këtë përfundim oficerja, por duket që ajo arriti të dallojë diçka te ai që të tjerët nuk e panë deri sa ndodhi tragjedia”, ka komentuar për median një ekspert që është në dijeni të hetimeve. (Ruben Avxhiu)

Related

Botë 9197994120036933724

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item