VIDEO/ Masakra në Francë, si e mashtroi Policinë 31-vjeçari ‘i çuditshëm’

Mohamed Lahouaiej Bouhlel, një shofer kamioni profesionist rezulton se ka përdorur njohurit për protokollin për të ekzekutuar qytetar...





Mohamed Lahouaiej Bouhlel, një shofer kamioni profesionist rezulton se ka përdorur njohurit për protokollin për të ekzekutuar qytetarët në Ditën e Bastijës.

Autoritetet bëjnë të ditur se 31-vjeçarit kishte parkuar në rrugë për rreth nëntë orë para se të kryente sulmin masiv.

Në momentin që e ka pyetur policia, pse qëndron aty, u ka thënë atyre se po shkarkonte akullore.
Ai ka lindur në Tunizi, por pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar në Francë.
Bouhlel rezulton se ka qenë i martuar dhe ka tre fëmijë dhe punonte si shofer kamioni.
31-vjeçari ka qenë i njohur për policinë pasi është arrestuar më parë për dhunë dhe grabitje.


Në kamion, policia i gjeti armë të rënda, pistoletë si dhe granata.
Policia pavarësisht se e pyeti atë për ndalimin e kamionit, oficerët nuk bënë asgjë për ta larguar.
Ata e lejuan Mohamed Bouhlel të qëndronte në Promendade des Anglais, pasi ai pretendoi se po shkarkonte akullore.
Edhe pse kamionët dhe makineritë e rënda ishin ndaluar që të lëviznin në rrugë gjatë festave kombëtare dhe të dielave.
Por, Mohamed Bouhlel u lejua të qëndronte pasi ai e dinte se makinat që sjellin furnizime lejohen ndonjëherë që të shkelin rregullat.


Pak orë pas sulmit, policia shoqëroi të afërmit dhe miqtë e 31-vjeçarit.
Bouhlel jetonte në zonë e Nice-s dhe fqinjët e përshkruajnë atë si “të vetmuar” dhe person “të qetë” dhe si dikush që nuk i kthente asnjëherë përshëndetjet e tyre.
Fqinjët e tij thonë se ai nuk ishte besimtar dhe madje nuk ka agjëruar.
Së fundmi, pas divorcit ai u bë një person “depresiv dhe i paqëndrueshëm”.
Bouhlel ishte i liruar me provë për 15 ditë pasi përplasi katër makina në autostradë nga përgjumja në timon.

Related

Top Lajm 5842886703786960374

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item