Uellsi shkruan historinë, në gjysmëfinale kundër Portugalisë (VIDEO)

Shumë mund të prisnin një lojë të mirë, por pak kush mund ta kishte imagjinuar që një skuadër debutuese si Uellsi të arrinte deri në gj...


Shumë mund të prisnin një lojë të mirë, por pak kush mund ta kishte imagjinuar që një skuadër debutuese si Uellsi të arrinte deri në gjysmëfinalen e Euro2016 duke mundur me rezultatin 3-1 Belgjikën e yjeve si Hazard, Lukaku apo de Bruyne.

Edhe pse të gjendur në disavantazh prej minutës së 13’, kur Nainggolan kaloi në avantazh Belgjikën, djemtë e drejtuar nga trajneri Chris Coleman nuk u stepën, por arritën të gjenin golin e barazimit përmes kapitenit Ashley Williams në minutën e 31’.

Ashtu edhe si në pjesën e parë, edhe në të dytën loja mes dy ekipeve ka qenë thuajse e barabartë mes dy ekipeve, por ata që arritën të bënin diferencën kanë qenë uellsianët të cilët arritën të shënonin dy herë.

Goli i avantazhit për britanikët e Uellsit u shënua nga Hal Robson-Kanu në minutën e 55’. Por edhe pse të gjendur në avantazh skuadra e Coleman ka vijuar të sulmojë dhe në minutën e 86’ me anë të Sam Vokes i ka dhënë goditjen e nokautit Belgjikës, e cila për minuta të tëra nuk arriti të gjente sërish
rrjetën.

Related

Sport 3575358835990133825

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item