Turqi, arrestohen tre të dyshuar për sulmet, gjenden dokumenta dhe një laptop

Autoritetet turke kanë arrestuar edhe tre persona në lidhje me sulmin në aeroportin e Stambollit, por nuk bëhen të ditur kombësia e tyre...


Autoritetet turke kanë arrestuar edhe tre persona në lidhje me sulmin në aeroportin e Stambollit, por nuk bëhen të ditur kombësia e tyre. Deri tani numri i të arrestuarve në lidhje me sulmin në aeroportin “Ataturk” ka shkuar në 27 persona.

Mediat turke raportojnë se terroristët kishin planifikuar që të merrnin peng njerëz në aeroportin Ataturk, gjatë masakrës të martën në mbrëmje. Dy kamikazët e identifikuar si Rakim Bulgarov dhe Vadim Osmanov, mbanin pasaporta ruse. Një pasaportë është zbuluar në banesën, ku terroristët organizuan masakrën, dhe një prej kamikazëve Osmanov është 24 vjeç.

Detajet vazhdojnë të dalin për tre atentatorët dhe thuhet se kanë udhëtuar për në Turqi me letra false të gjithë së bashku. Osmanov kishte marrë me qira banesën ku dhe kishin qëndruar në lagjen Fatih të Stambollit. Laptopin që ata e kishin përdorur, autoritetet turke të anti terrorit e gjetën në një kazan plehrash jashtë pallati ku jetonin.



Related

Top Lajm 1403990155356744683

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item