Trump: Clinton e paaftë për të udhëhequr

Ndërsa zonja Clinton mbante fjalimin, kandidati republikan për president Donald Trump publikoi një breshëri komentesh në Twitter, ku k...


Ndërsa zonja Clinton mbante fjalimin, kandidati republikan për president Donald Trump publikoi një breshëri komentesh në Twitter, ku kritikonte rivalen e tij.
Ai shkruante se kandidatja demokrate është e paaftë për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara, duke e akuzuar atë për gjykim të dobët.
“Askush, – shkruante zoti Trump, – nuk ka gjykim më të dobët se sa Hillary Clinton. Korrupsioni dhe shkatërrimi e ndjek atë ngado që shkon.”
Kandidati republikan publikoi gjashtë komente radhazi, ku e kritikonte zonjën Clinton për pikëpamjet e saj lidhur me imigracionin, sigurinë, reformën financiare dhe politikën e jashtme.
Zoti Trump është paksa përpara rivales Clinton në mesataren e anketave, sipas firmës së sondazheve RealClearPolitics.
Në një deklaratë pas fjalimit të zonjës Clinton, fushata e kandidatit Trump shkruante se ajo përshkroi një univers fantazie dhe jo realiteti./VOA

Related

Botë 5841132503655984582

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item