Tregtari i fuqishëm shqiptar i kokainës arrestohet në pyll

Një shqiptar që merrej me tregtimin e lëndëve narkotike është arrestuar nga policia italiane. Shqiptari me iniciale B.A, banues në F...


Një shqiptar që merrej me tregtimin e lëndëve narkotike është arrestuar nga policia italiane.
Shqiptari me iniciale B.A, banues në Francavilla, ishte fshehur në një pyll në momentin e arrestimit.
Ai dyshhohet si një nga trafikantët e mëdhenj të kokainës dhe marijuanës në Pescara dhe Teramo.
Policia kishte marrë informacione në rrugë operative dhe më pas ishte vënë në ndjekje të shqiptarit, duke e vëzhguar.
Sapo ka shkuar në qytetin Silvi Marina, i arrestuari ka qëndruar disa minuta, duke bërë lëvizje të dyshimta.
Më pas, ai është nisur në drejtim të një pylli në tentativë për t’u fshehur, por është arrestuar. Me sa duket, ai po priste dikë tjetër në pyll për të shkëmbyer lëndën narkotike.
Pasi nisi krehja e zonës, policia gjeti lëndë narkotike nëpër gropa të vogla në tokë. Të paktën 250 gram marijuanë u sekuestruan si dhe 350 gram kokainë të ndara në dy pako. Vlera e drogës sipas medieve italiane kap shifrën e 30 mijë eurove.
Shqiptari më pas u arrestua për shkelje të Ligjit të Narkotikëve dhe u dërgua në burgun e Termos. Hetimet janë përqendruar në identifikimin e “kanaleve të furnizimit” të drogës.

Related

Shqipëria 7966690210963315122

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item