Trafiku i emigrantëve, hetim 2 grupeve italo-shqiptare, 90 persona nën hetim

Pas një operacioni të organizuar nga policia kufitare e Venezias dhe Veronës, nëntëdhjetë persona kanë përfunduar nën hetim, pasi poli...


Pas një operacioni të organizuar nga policia kufitare e Venezias dhe Veronës, nëntëdhjetë persona kanë përfunduar nën hetim, pasi policia zbuloi dy grupe italo-shqiptare që sillnin ilegalisht persona nga Shqipëria në Itali për t’i çuar më pas në Britaninë e Madhe.
Janë nxjerrë 21 urdhëra arresti, 8 të arrestuarit deri tani. Bëhet e ditur se bazat e organizatave kanë qenë në Villafranca të Italisë, në Burrel dhe Londër.
Nëpërmjet disa agjencive udhëtimi grupet kanë organizuar transportin e emigrantëve ilegalë që pajiseshin me dokumente të vjedhur ose të dhënë në këmbim të drogës nga të rinj banorë në zonat veriore italiane.
Shpesh grupet pajiseshin me flamuj e bluza të skuadrave të njohur të futbollit për t’u dukur si tifozë që ndiqnin ndeshjet e Champions League.
Në operacion kanë bashkëpunuar përveç përfaqësive diplomatike britanike edhe policia shqiptare dhe ajo franceze.

Related

Shqipëria 6894659751677259327

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item