Tomë Gashi thotë se Turqia po e përhap “pushtimin” përmes fesë

Avokati Tomë Gashi duke komentuar kërkesën e ambasadës turke për burgosje të Berat Buzhalës, tha se kërkesa në fjalë është skandaloze....


Avokati Tomë Gashi duke komentuar kërkesën e ambasadës turke për burgosje të Berat Buzhalës, tha se kërkesa në fjalë është skandaloze. Ai shtoi se çuditet sesi shqiptarët mund ta duan Turqinë. “Nota verbale nuk është gjë e keqe. Pikëpamja tjetër pozitive është edhe reagimi i ministrit Hoxhaj. Ai ka deklaruar atë se çfarë mendon shteti i Kosovës për kërkesën e Turqisë. Përgjigja e ministrit është korrekte. Por kërkesa e ambasadores është skandaloze”, tha ai.

Gashi tha se çuditet sesi shqiptarët mund të duan një shtet pushtues si Turqia. “Nëse krenohemi me pushtuesin që na ka mbajtur nën robëri për 523 vjet, në të ardhmen i bie ta duam Serbinë”, tha Gashi. Sipas Tomë Gashit, Turqia po e përhap “pushtimin” përmes fesë.

Related

Opinione 3207702241837878359

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item