Tentojnë ta arrestojnë, shqiptari bën për spital policët

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, 37-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë, pasi sipas informacioneve, ai ishte pjesë e n...


Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, 37-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë, pasi sipas informacioneve, ai ishte pjesë e një grupi që grabiste makina dhe shtëpi në zonat e Cuneos dhe Torinos.
Shqiptari i cili ishte transferuar në Padova, ka bërë rezistencë gjatë arrestimit duke goditur me shkelma dhe grushta dy agjentë, të cilët më pas janë dërguar në spital.
Në makinën e tij,një Audi A 6 me targa shqiptare, policia italiane ka sekuestruar një pistoletë Colt 357 magnum, që rezultoi e vjedhur në Treviso në vitin 2012, dy radiomarrëse, disa kapuçë dhe doreza, një shkop druri, një levë hekuri, dokumenta shqiptare si dhe disa celularë.
Gjithashtu nga ana e policisë është bërë e mundur gjetja e 3 makinave të vjedhura gjatë grabitjeve të shtëpive gjatë natës.
Mbi 37-vjeçarin rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje, kërcënim, vjedhje dhe veprime të dhunshme dhe rezistenca ndaj një zyrtari policie.
Pas arrestimi të shqiptarit, policia po vijon intensivisht kërkimet për anëtarë të tjerë të bandës.

Related

Kronika 4679447648241598530

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item