Të dashuruar pas Erdoganit/ Shqiptarët në Shkup therin qengj për dështimin e puçit në Turqi

Bëmat e shqiptarëve të Maqedonisë në mbrojtje të presidentit turk Erdogan nuk ndalen. Disa ditë pasi shumë të rinj grisën publikisht d...

Shoqata e Esnafëve të Çarshisë së Vjetër të Shkupit theri kurbanë falënderimi për zmbrapsjen e tentativës për grusht shtetin në Turqi, që sipas tyre, pretendohet të jetë kryer nga Organizata FETÖ.
Para therjes së kurbanëve që u realizua në oborrin e Xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, kryetari i Shoqatës së Esnafëve të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, Bejtullah Morina u prononcua për gazetarët, duke lutur Zotin për mëshirë ndaj dëshmorëve të rënë gjatë tentativës së grusht shtetit në Turqi, raporton Anadolu Agency.
Morina uroi që ngjarja e tillë të mos i përsëritet asnjëherë më Turqisë.
“Zoti i dënoftë puçistët”, tha ai në shenjë reagimi.
Ndërkaq, si mesazh mbështetjeje për presidentin ruek Recep Tayyip Erdoğan, Morina theksoi se “Nëse vazhdon kështu, Turqia do të zhvillohet edhe më shumë. Edhe ne gëzohemi sa më shumë që Turqia përparon. Ne nga Ballkani gjithmonë do të japim mbështetje dhe do të jemi në anën e Turqisë”, tha ai.
Gjithashtu u bë e ditur se kurbanët e therur do të shpërndahen për jetimët dhe familjet e varfëra. Po ashtu, në xhami u bënë lutje për të ata që humbën jetën gjatë tentativës së grusht shtetit ndërsa pas namazit të xhumasë u shpërnda pilaf.

Related

Maqedoni 8390224409082059550

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item