Sulmi në Nisë të Francës kthehet në mister: biçikleta, armët e rreme dhe mesazhi i fundit

Nga Carlo Bonini “Vrasësi kishte bashkëpunëtorë, dhe nuk ka vepruar si martir vetëflijues.” Selfie para masakrës. Ndodhia e 14 kor...


Nga Carlo Bonini
“Vrasësi kishte bashkëpunëtorë, dhe nuk ka vepruar si martir vetëflijues.” Selfie para masakrës.
Ndodhia e 14 korrikut duhet rishkruar. Me siguri duhet ta kthejmë shiritin mbrapsht, sepse po dalin shumë gjëra sheshit. Pasi, e thënë me fjalët e sigurimit të inteligjencës franceze, “sepse sa më shumë thellohemi në kërkime, aq më shumë absurde bëhet hipoteza se Mohamed Lahouaiej Bouhlel ka qenë protagonisti i vetëm i ngjarjes. Ose mund të ketë qenë pjesë e një plani që shkoi keq, ose që nuk ishte parashikuar të shkonte ashtu siç priste vetë ai se do të shkonte. E vërteta është se Mohamed-i, para dhe pas ngjarjes, nuk u soll si martir. E megjithatë, një gjë është e sigurt: personat me të cilët ka qenë në kontakt gjatë asaj kohe mund të na drejtojnë tek e vërteta”. Shtatë prej tyre, gjashtë meshkuj dhe një femër, të shtatë kukullat (lolot) e një bosi me famë në zonë, me gradë të vogël kriminalistike dhe të ndjeshëm ndaj sirenave të ISIS-it, me të cilët Mohamed-i kishte filluar të shoqërohej. Ndër to edhe një çift shqiptarësh, të cilët i paskan kaluar Mohamed-it armën me të cilën dhe ka hapur zjarr.
Një martir i papërshtatshëm
I gjendur në mungesë të pothuajse asnjë lloj testamenti, më shumë i pafe sesa fetar, me dëshmi të komshinjve apo shoqërisë që pohojnë se ishte një njeri tejet i dhënë pas çdo femre që takonte dhe pas çdo gote që kthente, dukej se Mohamed-i vetëm për t’u vetëflijuar që nuk ishte gati.
Vëllai i tij, Jabeur, i kontaktuar nga agjencia Reuters, tregon: “Flisja shpesh me Mohamed-in në telefon. Hera e fundit qe pikërisht më datë 14 korrik. Më tregoi se kishte shkuar në Nicë me miqtë e tij duke festuar festën kombëtare franceze. Dukej shumë i lumtur dhe më dërgonte foto ku dukej në mes të turmës. Kohët e fundit më pyeste shpesh për prindërit dhe thoshte se do të kthehej shpejt.”
Pikërisht atë ditë Mohamed-i i përsëriste vëllait se dëshironte të ikte nga Nica. Pikërisht atë ditë, pak orë para mbrëmjes së vetëflijimit, e shiti makinën për ta hequr qafe. Pikërisht atë ditë kur ai kishte vendosur të vetëvritej do të shfaqej i lumtur, edhe pse është e ditur se një person i cili ka vendosur t’i japë fund jetës nga subkoshienca e reflekton gjendjen e tij edhe në pamje të jashtme. Pra, logjikisht, edhe po të donte nuk mund të tregohej i lumtur!
Megjithatë, po pikërisht atë ditë ai do të përdorte për t’i përshkruar ato dy kilometrat në shëtitore një biçikletë të cilën më pas nuk e heq qafe, por e ngarkon në bagazhin e kamionit. Sikur më vonë do t’i duhej, pra, sikur do të ekzistonte më pas një “më vonë”!
Një shëtitje e çuditshme
Edhe dy ditë më parë bën diçka të pazakontë. Më 12 dhe 13 korrik, Mohamed-i përshkon pjesë të rrugës së shëtitores që më vonë do të kthehen në “vend krimi”, ashtu siç tregojnë dhe telekamerat e sigurisë. Përse vallë? Cila arsye mund ta shtyjë një person që jeton në Nicë dhe e njeh rrugën si xhepat e veta (?) ta përshkruajë dy ditë rresht të njëjtën rrugë? Çfarë ka dashur të kontrollonte? Dhe ka vetëm një përgjigje të logjikshme: i duhet që t’i fiksojë në kujtesë rrugën, kthesat, kryqëzimet dhe ndërtesat për atë që do të vihet në plan mbrëmjen e 14 korrikut.
Armët, mesazhi dhe kamioni
Të gjitha veprimet tregojnë për një plan që ka një fillim, një zhvillim dhe një fund, apo një “më vonë”. Kështu, Mohamed-i merr në kamion një granatë të çaktivizuar dhe armë fallco. Vetë kjo tregon ose për një person me probleme mendore, ose që këto armë do të dorëzoheshin diku tjetër. Ndoshta pikërisht gjatë atyre dy kilometrave përgjatë shëtitores. Me siguri do duheshin në një moment të dytë, a për ndonjë plan që nuk do të përfshinte as qenien vetëm të Mohamed-it dhe as flijimin e tij. Këtë e dëshmon dhe mesazhi që i dërgon njërit prej shtatëshes: “Më çoni armë të tjera”, të cilin e shkruan pesë minuta para se të thyente bllokazhin në shëtitore. Prandaj ato “armët e tjera” duhen “dërguar” në një pikë dorëzimi, që nuk ka si të jetë kamioni në lëvizje. Kamioni më pas do të ndiqte një trajektore interesante, të ngadaltë në fillim. Pastaj, pas një ndalese të shkurtër, papritur gjithë tërbim në pjesën e fundit të rrugës, ku do të përqendrohej në numrin maksimal të viktimave. Thua se në mes të asaj rruge të kishte ndodhur diçka, gjë e cila duhet kuptuar shpejt nëse duam ta gjejmë të vërtetën e asaj nate të 14 korrikut.
Marrë nga La Repubblica – tesheshi

Related

Top Lajm 2354855230693236605

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item