Sulm terrorist në Francë, kamioni hyri mes njerëzve, dhjetëra të vdekur (VIDEO) (FOTO)

Një kamion u përplas me turmën e njerëzve gjatë festimeve për Ditën e Basitjës në qytetin jugor francez të Nices. Incidenti ndodhi në...


Një kamion u përplas me turmën e njerëzve gjatë festimeve për Ditën e Basitjës në qytetin jugor francez të Nices. Incidenti ndodhi në bulevardin kryesor të këtij qyteti, “Promenade des Anglais”, buzë detit gjatë lëshimit të fishekzjarrëve.


Autoritetet lokale urdhëruan njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi, duke e quajtur incidentin “një sulm”. Disa dëshmitarë thanë se ka pasur edhe të shtëna ndërmjet policisë dhe personave në kamion, por ende asgjë nuk është konfirmuar.

Kryebashkiaku i Nice, Christian Estrosi, tha se “një shofer kamioni ka shkaktuar dhjetëra viktima”. Autoritetet në Nice raportojnë për 30 të vdekur dhe 100 të plagosur.

Policia raportoi se ka qëlluar për vdekje drejtuesin e kamionit.

Disa video në rrjete sociale tregojnë momentet e panikut, me njerëz të cilët vrapojnë dhe bërtasin duke kërkuar ndihmë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë për skena horroi dhe se zona është e mbuluar e tëra me gjak.






Related

Top Lajm 7607040117796481749

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item