Stoltenberg: Brexit s’e ndryshon pozitën e Britanisë në NATO

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur i sigurt se Qeveria e re e Britanisë do të mbetet e angazhuar me a...


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur i sigurt se Qeveria e re e Britanisë do të mbetet e angazhuar me aleancën ushtarake, pavarësisht daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian dhe dorëheqjes së kryeministrit David Cameron.
Partia Konservatore e Britanisë është në kërkim të liderit të ri për të udhëhequr negociatat për daljen nga BE-ja, pasi Cameron ka paralajmëruar se do të japë dorëheqje në vjeshtë.
“Brexit (dalja e Britanisë nga BE-ja) do të ndryshojë marrëdhënien midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, por nuk do të ndryshojë pozicionin e Britanisë brenda NATO-s”, ka thënë Stoltenberg në një konferencë për media në Bruksel.
“David Cameron dhe Qeveria britanike e kanë bërë të qartë se do të vazhdojnë të punojnë si aleat i përkushtuar. Jam i sigurt se qeveria e re në Mbretërinë e Bashkuar do të vazhdojë këtë linjë”, ka thënë Stoltenberg.
“Kjo është e rëndësishme sepse Mbretëria e Bashkuar është ofruese e madhe e sigurisë në Evropë dhe ofruese e sigurisë për aleancën e NATO-s”, ka shtuar shefi i NATO-s.
Britania, si fuqi bërthamore me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka rol të rëndësishëm në NATO dhe në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes të BE-së.

Related

Top Lajm 1936178851578015333

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item