Spanjë, goditet rrjeti ruso-ukrainas i pastrimit të parave

Policia spanjolle ka arrestuar në ditët e fundit 11 persona, rusë dhe ukrainas, për pastrimin e mbi 10 milionë eurove përmes blerjes së ...


Policia spanjolle ka arrestuar në ditët e fundit 11 persona, rusë dhe ukrainas, për pastrimin e mbi 10 milionë eurove përmes blerjes së pronave.

Autoritetet deklaruan se të dyshuarit u arrestuan në Barcelonë, ku kishin përdorur një numër kompanish për të blerë prona me fonde që vinin nga llogari bankare “offshore” në Qipro dhe në Ishujt e Virgjër Britanikë.

Ata akuzohen gjithashtu për falsifikim dokumentash. Në kuadër të operacionit, policia spanjolle bastisi 16 vendbanime, si dhe sekuestroi një sërë pronash të patundshme, përfshirë disa restorante. Megjithatë, autoritetet nuk saktësuan origjinën e parave të përdorura nga organizata kriminale.

Në qershor, policia iberike asgjësoi një tjetër rrjet të pastrimit të parave, të përbërë nga grupet kriminale ruse Tambovskaya dhe Taganskaya. Gjatë operacionit policia sekuestroi prona me vlerë 62 milionë euro.

Ndërsa në maj, Gjykata Kombëtare e Spanjës lëshoi urdhërarreste për shtetas të shumtë rusë, përfshirë zyrtarë të lartë, të përfshirë në operacione kriminale në vend.

Related

Botë 8091514326444997940

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item