Sot, përballja e madhe, Gjermani-Itali

Italia ndoshta nuk do të ketë në dispozicion mbrëmjen e sotme përball Gjermanisë mesfushorin e saj kryesorë Daniele De Rosin, megjithatë...


Italia ndoshta nuk do të ketë në dispozicion mbrëmjen e sotme përball Gjermanisë mesfushorin e saj kryesorë Daniele De Rosin, megjithatë trajneri Conte ka menduar gjithçka edhe pse për lojtarin e Romës ka theksuar se do të vendoset në fund.

Sa i përket statistikave, Italia ka një rekord prej 8 ndeshjesh pa humbje përball Gjermanisë në aktivitetet e rëndësishme dhe nisur nga kjo edhe në këtë përballje të Bordosë ata konsiderohen të jenë pretendent.

Edhe pse Gjermania nuk ka asnjë humbje deri më tani, nga Italia janë eliminuar katërt herë në fazën eliminatore, në Botërore, gjysmëfinalja e 1970, finalja e vitit 1982, gjysmëfinalja e 2006 dhe në europian në gjysmëfinalen e 2012.

Megjithatë ndeshja e fundit mes Gjermanisë dhe Italisë ka qenë më 29 mars të këtij viti ku skuadra e Low fitoi miqësoren të luajtur në Mynih me rezultatin 4-1. Gjermania ka fituar 14 nga 17 ndeshjet e fundit në aktivitetet e mëdha, ka barazuar 2 dhe regjistron vetëm një humbje, atë të gjysmëfinales së Europianit të 2012-s pikërisht ndaj Italisë.

Sa i përket këtij europiani, “panzerat” nuk kanë pësuar asnjë gol, për herë të fundit që ata nuk kanë pësuar asnjë gol në një aktivitet të rëndësishëm ka qenë në Botërorin e 1978.

Nga ana tjetër Italia mban rekordin e 19 ndeshjeve nga 37 që ka luajtur në Kampionate Europiane pa pësuar gol, megjithatë në Euro 2016-të ata kanë pësuar një gol deri më tani, përballja e madhe mes Italisë dhe Gjermanisë do të startojë si çdo mbrëmje në orën 21:00 dhe do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

Related

Sport 8175604270805858398

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item