Shqiptari i dhunuar rrëfen orët e tmerrit: Më lidhën në karrige elektrike e më godisnin me thika

Ai është dhunuar në mënyrë çnjerëzore nga dy italianë. Bëhet fjalë për një shqiptar 32 vjeçar, i cili është lidhur në karrige elekt...


Ai është dhunuar në mënyrë çnjerëzore nga dy italianë. Bëhet fjalë për një shqiptar 32 vjeçar, i cili është lidhur në karrige elektrike dhe është goditur me thika.
Gjithçka ka ndodhur vetëm për 250 euro.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, në ishullin Rodos, ku sipas mediave greke, 32-vjeçari shqiptar është mbajtur i lidhur për orë të tëra nga një italian 40-vjeçar dhe nipi i tij 29 vjeç. E gjitha kjo ndodhi pas pazarit të prishur të shitjes së një motoçiklete.
Shqiptari tha në polici, se pas takimit në Rodos, italianët e lidhën në një karrige elektrike, ku e godisnin me thika dhe e kërcënonin me sëpatë. Shqiptari ka treguar se i kishte shitur italianit një motoçikletë, me çmimin 4000 euro dhe kishin rënë dakord të paguheshin fillimisht 2500 euro, ndërsa pjesa tjetër do të paguhej me këste. Por italiani ka ndërruar mendje dhe i ka kërkuar 32-vjeçarit shqiptar kthimin e parave që kishte dhënë. Shqiptari thotë se bëhej fjalë për një shumë prej 250 eurosh, që autori e kërkonte patjetër për të paguar disa doza kokainë. Sakaq, nuk dihet deri më tani identiteti i shqiptarit, i cili tashmë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Mjekët që po kurojnë shqiptarin thanë se trupi dhe organet e tij ishin të mbushura me plagë të shkaktuara nga goditjet elektrike dhe ato me thikë.
Në vendin e ngjarjes policia sekuestroi tri thika, një sëpatë, një pajisje elektrike shkarkimi, litar dhe kabllo, ndërsa aty ku jetonin italianët gjeti edhe 16 pilula droge. Dy italianët janë arrestuar të akuzuar për torturë, tentative vrasje dhe përdorim armësh.

Related

Lajme 6503033292911524318

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item