Shkopet, dyshime për kufoma të hedhura brenda në liqen

Nxjerrja e makinës së tretë nga ujërat e liqenit të Shkopetit, në njësinë administrative të Ulzës, ka ngritur dyshime të forta se pikë...


Nxjerrja e makinës së tretë nga ujërat e liqenit të Shkopetit, në njësinë administrative të Ulzës, ka ngritur dyshime të forta se pikërisht në afërsi të vendit të quajtur Vabli mund të jenë hedhur disa makina.
Sipas Panorama, ish-oficerë të Policisë në rrethet Mirditë, Lezhë e Laç dyshojnë se në afërsi të makinave të gjetura, gjatë tri ditëve të fundit nga palombarët, mund të ketë edhe kufoma njerëzish.
“Është plot me makina liqeni i Shkopetit. Persona me precedentë të rëndë penalë kanë hedhur këtu makina të shumta. Dyshoj se këtu do të ketë edhe kufoma njerëzish. Ato janë mbuluar nga llumi dhe inertet. Por tharja e liqenit të Shkopetit, e cila realizohet lehtësisht, do të zbulojë mistere. Nuk mund të them me saktë- si se janë të njëjtët persona ata që kanë hedhur makinat, por ka ekzistuar mendimi se liqeni është shumë i thellë dhe makinat nuk do të zbulohen kurrë”, tha ish-oficeri i krimeve që nuk dëshiron të identifikohet.
Nxjerrja nga liqeni i Shkopetit e makinës së tretë ka krijuar bindje për hetuesit se makina të tjera janë hedhur nga rruga nacionale Milot-Burrel në liqen. Policia njoftoi paraditen e djeshme se palombarët e RENEA-s pas tri orë zhytjeje e kontrolli në liqenin e Shkopetit kanë evidentuar një mjet në thellësi dhe po punojnë për nxjerrjen në anë të liqenit të automjetit, që dyshohet se mund të jetë automjeti që ka rënë në liqen tri net më parë.
Ndërkohë nuk janë të të njëjtit mendim zyrtarët e organit të akuzës Mat. Ata shprehen se “nuk jemi të sigurt nëse palombarët kanë gjetur në liqen makinën e hedhur para tri ditësh apo kanë parë mjete të tjera”.
Pra, Policia dhe Prokuroria kanë mendime të ndryshme në lidhje me gjetjen dhe nxjerrjen nga liqeni të makinës që u hodh e fundit në ujërat e Shkopetit.
Policia vazhdon të besojë në pohimet e peshkatarit nga Ulza se më datë 5 korrik ka parë “hullinë” e një makine të hedhur në liqenin e Shkopetit. Efektivët e Policisë zbuluan atë ditë targën e automjetit tip “Benz” dhe një pjesë të parafangos e parakolpit të tij.
Zhytja e palombarëve në liqenin e Shkopetit mundësoi paraditen e djeshme zbulimin dhe nxjerrjen e makinës së tretë. Ai është një mjet tip “Benz 2500”, ngjyrë blu, me targa AA 587 CP.
Hetuesit dyshojnë se makina është hedhur qëllimisht në liqen para tre apo katër muajsh. Nga verifikimi në sistemin e patentave, rezultoi se kjo makinë ishte denoncuar nga shtetasja K.H., banuese në Kamzë, si mjet i vjedhur më 12 shkurt 2016. Poseduesja e automjetit ka deklaruar në polici se makina i është grabitur nga persona të paidentifikuar në oborrin e banesës së saj.
Palombarë, prokurorë, efektivë të Policisë, por edhe udhëtarë janë kureshtarë të dinë se cili është mjeti i fundit që u hodh në liqenin e Shkopetit. Palombarët janë shprehur se kanë parë “sende” të shumta në fundin e liqenit, por nuk janë të sigurt se ç’mjete janë. Madje, ata janë të rezervuar në prononcimet e tyre.
Askush nuk thotë se çfarë do të ndodhë me mjetin misterioz, kur do të nxirret dhe cili është pronari.

Related

Shqipëria 8766974940467230589

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item