Shkon të lahet në lumin e Vjosës, humb jetën 27 vjecari

Një 27-vjeçar është mbytur mesditën e sotme në lumin e Vjosës në fshatin Novoselë. Policia është njoftuar për ngjarjen rreth orës 12:10 ...


Një 27-vjeçar është mbytur mesditën e sotme në lumin e Vjosës në fshatin Novoselë. Policia është njoftuar për ngjarjen rreth orës 12:10 dhe menjëherë është afruar në vendin e ngjarjes ku ka konstatuar se në afërsi të një pike të përpunimit të inerteve e quajtur “Lavatriçja e vjetër”, shtetasi me inicialet D.Gj., banues në Fier (punëtor në këtë objekt), është futur në lumin e Vjosës për t’u larë dhe nuk ka dalë më në breg. Shtetasi në fjalë ka qenë nën shoqërinë e kolegut të tij (punëtor në të njëjtin objekt), me inicialet I.I., 53 vjeç, banues në Fier, i cili ka telefonuar menjëherë në Sallën Operative Vlorë duke kërkuar ndihmë. Nga ana jonë janë njoftuar Shërbimet e Polumbarëve si dhe Policia Kufitare. Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e këtij shtetasi pasi dyshohet të jetë mbytur në ujë.

Related

Kronika 5272385474836644137

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item