Shkodër, nusja bëhet me nerva! Tenton të djegë me benzinë vjehrrën dhe kunatën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Stajkë në Shkodër, ku nusja ka tentuar të djegë me benz...


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Stajkë në Shkodër, ku nusja ka tentuar të djegë me benzinë vjehrrën dhe kunatën e saj.
Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasja Ela Palushi, ka spërkatur me benzinë vjehrrën dhe kunatën, me qëllim për ti djegur, por nuk ia ka arritur qëllimit.
Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave.
“Më datë 29.07.2016 rreth orës 00:20, në fshatin Stajkë, në banesën e shtetasit L.P, shtetësia E.P, ka tentuar të djeg me benzinë, duke i spërkatur, vjehrrën dhe kunatën. Nuk ka pasoja në njerëz apo dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Related

Kronika 8278249903945026189

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item