Sherebela “made in Albania” zotëron tregun amerikan

Bimët mjekësorë zënë një vend të rëndësishëm në eksportet shqiptare drejt tregjeve të huaja, por ajo që spikat më shumë është dhe rreth ...


Bimët mjekësorë zënë një vend të rëndësishëm në eksportet shqiptare drejt tregjeve të huaja, por ajo që spikat më shumë është dhe rreth 70% e sherebelës që hyn në SHBA është e markës “Made in Albania”. Ekspertë të këtij sektori, evidentojnë potencialet dhe resurset natyrore që ka vendit në florën e larmishme dhe të pastër me bimë medicinale, të cilat jo vetëm janë shumë të kërkuara në treg, por edhe një burim i rëndësishëm punësimi dhe sigurimi të ardhurash. Sipas tyre, tregu vazhdon të ketë sfidë standardet e grumbullimit dhe paketimit të bimëve, me qëllim zgjerimin e tregjeve eksportuese. Shqipëria ka sasinë më të madhe të bimëve mjekësore aromatike në botë në raport me popullsinë, por arrihet të përpunohet në tregues më të ulët krahasuar me prodhimin. Vendi ynë është furnizuesi kryesor me sherbelë i tregut amerikan dhe cilësohet si një vlerë unike, bimë autoktone shqiptare. Rreth 15% e sherbelës shqiptare rieksportohet nga Gjermania dhe Turqia në tregje të tjera. Eksportet e bimëve mjekësore kanë shënuar rritje të vazhdueshme të vlerës ndër vite, duke ruajtur një peshë mesatare prej 24-28% të totalit të eksporteve agroushqimore. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, vitin e kaluar, shitjet e bimëve mjekësore jashtë vendit rezultuan 3.1 miliardë lekë ose 11% më shumë se një vit më parë. Sektori i bimëve mjekësore është zhvilluar për shkak të një rrjeti të gjerë të shtrirë në të gjithë vendin. Kompanitë më të mëdha, kanë magazinat e tyre në zonat më të thella duke bërë që të jenë më afër grumbulluesve. Për shumë zona, verilindore e juglindore, bimët janë e vetmja mundësi të ardhurash, të cilat sigurohen në sezone të caktuar të vitit. Puna me bimët medicinale siguron rreth 35 për qind të të ardhurave të një familjeje. Përveç kësaj, Shqipëria është e pasur me specie autoktone të bimëve medicinale, ku 15% e 360 specieve bimore janë mjekësore, aromatike dhe erëza. Një nga sfidat kryesore për kultivuesit dhe përpunuesit e bimëve medicinale dhe aromatike ka qenë prej kohësh nevoja për sipërfaqe më të mëdha magazinimi për mbrojtjen e bimëve nga kontaminimi, që ul cilësinë dhe vlerën e tyre në shitje.

Related

Shqipëria 1151470842117959382

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item