SHBA, pasi vritet një tjetër afro-amerikan; Obama lë para kohe samitin e NATO-s

Policia amerikane ka vrarë një tjetër afro-amerikan të armatosur në Hjuston. Personi është vrarë nga agjentët pasi kishte nxjerrë një pi...


Policia amerikane ka vrarë një tjetër afro-amerikan të armatosur në Hjuston. Personi është vrarë nga agjentët pasi kishte nxjerrë një pistoletë dhe ua kishte drejtuar atë atyre.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale. Ngjarja ka ndodhur në jug të Hjustonit, Teksas, ku agjentët kanë vënë re personin e armatosur në rrugë, i cili thirrjes së tyre për të hedhur armën i është përgjigjur fillimisht duke e ngritur në ajër dhe më pas duke ua drejtuar.

Në këtë pikë, agjentët kanë hapur zjarr duke e qëlluar disa herë personin, një afro-amerikan.

Pasi është informuar mbi ngjarjet nga Evropa, ku ndodhet për samitin e NATO-s, presidenti Barack Obama ka vendosur të afrojë kthimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

Kështu, presidenti do të mbërrijë nesër mbrëma në Uashington dhe në fillim të javës do të jetë në Dallas. Një Dallas i lënduar, që qan viktimat e tij e që, siç e përshkruajnë disa dëshmitarë, ka qenë skenë e një “lufte të vogël” që është kthyer në ditën më të zezë për policinë amerikane që prej 11 shtatorit 2001.

Related

Botë 30187095889580595

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item