Rita Ora me pushime në Ulqin,refuzon foto me vogëlushen, ajo nuk pushon së qari

Prej dy vitesh, ylli i njohur i muzikës botërore ka blerë një vilë pranë qytetit me shumicë shqiptare në Malin e Zi. Rita Ora së bashk...


Prej dy vitesh, ylli i njohur i muzikës botërore ka blerë një vilë pranë qytetit me shumicë shqiptare në Malin e Zi. Rita Ora së bashku me familjarë e miq të saj gjenden këto ditë të nxehta korriku në plazhin ku natyrisht pushojnë dhe shumë bashkëkombas të saj. Mirëpo, mediat kosovare kanë raportuar së fundi një situatë të pakëndshme në të cilën thuhet se është përfshirë 25-vjeçarja me origjinë shqiptare.
Një turiste nga Kosova është gëzuar tej mase kur ka parë Rita Orën në plazhin e Ulqinit dhe mezi nuk ka pritur t’i tregojë vajzës së saj të vogël e cila e don shumë Ritën. Por kur ajo ka kërkuar nga këngëtarja me famë botërore një foto me vajzën e saj, bjondja ka refuzuar. Ky veprim aspak njerëzor ka bërë që fansja e vogël të fillojë të qaj, por kjo nuk i ka lënë fare përshtypje Ritës, raporton Magazina.al.
Fakt është se Rita tashmë është e njohur në gjithë botën, por kjo nuk e justifikon veprimin që ajo të mos bëjë një fotografi me fansat e saj, aq më tepër kur ata janë nga vendlindja.

Related

Showbiz 1501744939273263286

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item