Rita Ora godet sërish: Së shpejti vjen me një këngë me ritme shqiptare

Pas problemeve me menaxhimin nga kompania e Jay Z, tashmë Rita Ora i është kthyer muzikës e po punon për një album të ri. Një album i ...


Pas problemeve me menaxhimin nga kompania e Jay Z, tashmë Rita Ora i është kthyer muzikës e po punon për një album të ri. Një album i cili, siç ka treguar Rita së fundmi, do të përmbajë elemente autentike të muzikës shqiptare.
Lajmin e ka bërë të ditur, media “The Mirror”, ku ndër të tjera ka cituar se Rita është shprehur se: “Po punoj me instrumente specifike që përfaqësojnë kombësinë time, vendin nga vij”.
Më tej ajo ka shtuar se: “Do t’i shkrij këto elemente për ta bërë këtë album sa më shumë ‘unë’ të jetë e mundur”.
Siç e ka bërë vetë të ditur në rrjete sociale, ajo ka pushuar disa ditë në Mal të Zi, ku ka shijuar në maksimum këto pushime të rekomanduara nga mjeku.

Related

Showbiz 5317206083982625215

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item