Reforma votohet me 140 vota. Rama: Nis epoka e një revolucioni të ri në drejtësi

Data 22 korrik do të hyjë në historinë e Shqipërisë si dita e miratimit të reformës në drejtësi. Pas një kalvari të gjatë që zgjati pr...


Data 22 korrik do të hyjë në historinë e Shqipërisë si dita e miratimit të reformës në drejtësi. Pas një kalvari të gjatë që zgjati prej 18 muajsh dhe që arriti kulmin në ditët e fundit, procesi historik për të gjithë shqiptarët ka kaluar dhe është votuar me konsensus në Kuvend me 140 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e fundit në Kuvend pak para votimit për reformën në drejtësi, ka deklaruar se ky është një proces hhistorik për të ardhmen e vendit.
“Falënderoj teëgjithe partnerët e huaj ndërkombëtarë, SHBA-BE, sepse këtij populli iu mohua drejtësia ne 25 vjet, – tha kryeministri. – Pa miqtë tanë ndërkombëtarë, nuk do të dilte “Tym i Bardhë”.
Vota e sotme do të çelë nisjen e një epoke të re të një revolucioni në drejtësi. Aleatët tanë do të jenë pjesë aktive e një procesi të thellë gjyqësor. I siguroj shqiptarët, se gjykatësit e prokurorët e korruptuar do të fshihen nga procesi i vetingut që do të monitorohet nga ndërkombëtarët.
I kërkoj ndjesë aleatëve tanë të paepur, që i habitëm me ngjarjet e fundit në kulmin e një procesi politik”, – shtoi Rama mes të tjerash.

Related

Top Lajm 2891508272501515187

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item