Reforma në drejtësi, PD pranon propozimin e ri

Partia Demokratike ka pranuar më në fund draftin e ri të ambasadorëve të huaj, të propozuar pas dështimit të marrëveshjes së arritur dit...


Partia Demokratike ka pranuar më në fund draftin e ri të ambasadorëve të huaj, të propozuar pas dështimit të marrëveshjes së arritur ditën e djeshme, ndërsa tashmë mbetet që ky draft t’i kalojë komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi, e më pas të dërgohet në seancën e Kuvendit për miratim.

Marrëveshja e re është arritur pas orësh të gjata negociatash mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Kryesinë e Kuvendit, së bashku me ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së, Lu dhe Vlahutin.

Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili e ka përshëndetur dhe e ka quajtur marrëveshjen si shenjë pjekurie dhe bashkimi. Ai falënderon kryeministrin Rama, kryeopozitarin Basha, ambasadorët Lu dhe Vlahutin, si dhe të gjithë ata që dhanë kontribut në arritjen e kësaj marrëveshjeje, ndërkohë që ka kërkuar që me draftin të procedohet sa më shpejt për miratim në Kuvend.

“Të formalizojmë procesin me votën unanime në Kuvendin e Shqipërisë”, mbyll reagimin e tij Meta.

Related

Shqipëria 3060807671552784821

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item