Receta të pabesueshme për poret në fytyrë, thjesht provojeni…

Do t’ua prezantojmë disa “ilaçe” natyrore për zvogëlimin e poreve tepër të mëdha në fytyrë. Sodë buke me ujë Përgatiteni një qull ...


Do t’ua prezantojmë disa “ilaçe” natyrore për zvogëlimin e poreve tepër të mëdha në fytyrë.
Sodë buke me ujë
Përgatiteni një qull duke përzier 2 lugë të sodës së bukës me 2 lugë ujë. Më pas, këtë masë vendoseni në fytyrë dhe lëreni që të qëndrojë për 15 minuta, e më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Ujë trëndafili me limon dhe kastravec
Qërojeni kastravecin, e më pas shtypeni atë. Vendoseni në një enë, shtoni disa pika të lëngut të limonit dhe një lugë uji të trëndafilit. Më pas përziejeni mirë e mirë. Vendoseni këtë preparat në një leckë të pastër. Filloni që ta vendosni në fytyrë. Më pas, shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë..
E bardha e vezës
Mund ta përgatitni maskën tuaj natyrore për fytyrë duke përzier të bardhët e dy vezëve me disa pika limoni. Lëreni këtë maskë në fytyrë disa minuta derisa të thahet. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Kjo maskë natyrore largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe i mbyll poret, në të njëjtën kohë.

Related

Shëndet & estetikë 5312966801757997600

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item