Presidencialet 2016 - Obama: Nuk çuditem nëse Trump fiton, kam parë plot çmenduri të ndodhin

Presidenti akoma në detyrë i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, nuk e sheh si plotësisht të mirëqenë fitoren e Hillary Clinton. Në...


Presidenti akoma në detyrë i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, nuk e sheh si plotësisht të mirëqenë fitoren e Hillary Clinton.
Në një intervistë për NBC ai tha nga Shtëpia e Bardhë se edhe Donald Trump mund të jetë fituesi i zgjedhjeve presidenciale në nëntor, dhe të pasojë atë në Zyrën Ovale.
“Çdo gjë është e mundur, është në natyrën e demokracisë që njerëzit kanë liri në votim, dhe ne nuk e dimë se për kë do të votojnë” tha Presidenti.
Deklarata e Obamës erdhi pak kohë pasi Hillary Clinton u shpall zyrtarisht si kandidatja demokrate për presidente.
I pyetur nëse ishte i shqetësuar nëse një republikan do t’i zinte vendin në Shtëpinë e Bardhë, Obama ktheu një përgjigje ironike.
“Përderisa ai është zgjedhur kandidat në anën e tij, mund të ndodhë që edhe të zgjidhet president. Nuk habitem. Jemi mësuar të shohim të ndodhin çmenduri çdo ditë”.
Përgjigjen “çdo gjë mund të ndodhë”, Obama e dha edhe gjatë pyetjes se nëse presidenti i Rusisë Vladimir Putin po ndihmonte Donald Trump-in në fushatën e tij para zgjedhjeve të nëntorit.

Related

Botë 8070094496870942169

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item