Përplasje në MPB për keqtrajtimin e grupit të Kumanovës (VIDEO)

Procesi i stërzgjatur i “Lagjes së Trimave” ka shkaktuar dis-harmoni qëndrimesh në mes institucioneve të vendit. Përkundër faktit se e...


Procesi i stërzgjatur i “Lagjes së Trimave” ka shkaktuar dis-harmoni qëndrimesh në mes institucioneve të vendit. Përkundër faktit se edhe gjatë ditës së djeshme vetë Gjykata themelore publikoi njoftimin se të akuzuarit me të mbërritur në gjykatë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ministri i Punëve të Brendshme sot ka mohuar të jetë ushtruar dhunë ndaj këtij grupi.
“Ne kemi kryer kontrolle në terren dhe nuk janë vërtetuar ato thënie se janë malltretuar gjatë kohës së sjelljes deri në gjykatë si dhe kthimin e tyre në burg. Janë ndërmarrë edhe masa të tjera preventive që në vetvete jep garanci se askush nuk ka hapësirë dhe mundësi që të keqpërdorë autorizimin zyrtar”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov.
Ndërkohë zëvendës ministri i të njëjtit dikaster, nuk e përjashton mundësinë e ushtrimit të dhunës ndaj grupit të Kumanovës, por sipas tij, i gjithë procesi i transportimit të tyre nga burgu për në gjykatë dhe anasjelltas është vëzhguar me kamera dhe video-materialet do të shfrytëzohen si prova për keqpërdorimin eventual të pozicionit nga ana e anëtarëve të policisë.
“Në gjykimin e djeshëm ne kemi kërkuar që të bëhet dokumentimi i të gjithë veprimeve të punonjësve të policisë të cilët bëjnë sigurimin e transportit të të akuzuarve nga burgu për në gjykatë. Video-incizimet paraqesin prova dhe të gjithë punonjësit e policisë që janë sjellë jashtë standardeve profesionale, sigurisht që ata do të përgjigjen”, tha zv/ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu.
Nga ana tjetër ekipet e Avokatit të Popullit sot kanë zhvilluar vizitë në Burgun e Manastirit, Prilepit dhe Shkupit me qëllim që t’i vizitojnë të paraburgosurit dhe t’i hetojnë rastet e denoncuara të keqtrajtimeve. Nga ky dikaster premtojnë se do të bëjnë inspektim gjithëpërfshirës dhe në bazë të provave do të kërkojnë përgjegjësi penale për kryerësit e veprës. Sipas ombdusmanit, Prokuroria Publike vepron në mënyrë selektive, ndërsa Qeveria, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme urgjentisht duhet të reagojnë ndaj këtyre rasteve.
“Prokuroria publike në vazhdimësi nuk vepron me efikasitet sipas kallëzimeve tona që lë përshtypje se është selektive. Heshtja e pakuptimtë e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme e posaçërisht Qeverise ndaj reagimeve të Avokatit të Popullit tejkalon çdo kufi dhe është e turpshme, për çka u bëjë kritikë publike dhe kërkoj reagim të menjëhershëm nga ana e tyre për veprimet e këtilla të nëpunësve policorë, tha avokati i popullit.
Sipas avokatëve mbrojtës gjatë bartjes së djeshmë për në seancë, të akuzuarit përsëri janë rrahur dhe malltretuar ku për rrjedhojë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Megjithatë gjykata nuk e ka konsideruar të mjaftueshëm këtë rast me çka ka vazhduar me zhvillimin e seancës./alsat-m

Related

Maqedoni 1634887284326067564

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item