Përplasen trenat në Puglia, 20 viktima dhe shumë të plagosur (VIDEO) (FOTO)

Rritet bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik në Puglia. Zyrtarisht thuhet se nga përplasja e dy trenave numri i personave që hum...





Rritet bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik në Puglia. Zyrtarisht thuhet se nga përplasja e dy trenave numri i personave që humbën jetën ka shkuar në 12, por Presidenti i rajonit thotë se mund të jenë 20 viktima. Ndërkohë që numri i të plagosurve llogaritet deri tani të paktën 35.


trenat
Mediat italiane, duke iu referuar të dhënave të para nga policia raportojnë se bilanci i viktimave pritet të rritet.
Sipas policisë, përplasja ka qenë shumë e fortë dhe gjendja e disa ptej të lënduarve paraqitet e rëndë.
Forcat e policisë, zjarrëfikëset dhe ambulancat po punojnë në vendngjarje për të nxjerrë të gjithë pasagjerët e bllokuar nga përplasja e dy trenave.
Thuhet zyrtarisht se përplasja ka ndodhur pasi dy trenat kanë qenë në të njëjtin binar.
treni44b-U431201038627392btC-U43200928197460CQI-992x565@Corriere-Web-Nazionale
Pjesë të trenave, hekurishte janë shpërndarë në të gjithë zonën.
I pari që ka mbërritur në vendngjarje ishte Komandanti i Policisë në Andrria, Riccardo Zingaro. I intervistuar nga “Rai news”, ai tha:
“Një skenë e tmerrshme, e frikshme, halucinante. Kjo është ajo që unë pashë. Pashë njerëz të vdekur, të tjerë që thërrisnin për ndihmë dhe të gjithë qanin. Skena më e tmerrshme që kam parë në jetën time”.
Puglia-Train-Crash
Kurse kryeministri italian Mateo Renzi ka kërkuar hetim për nxjerrjen e përgjegjësive. Ai do të lërë Milanon ku ndodhet për takime zyrtare për t’u kthyer menjëherë në Romë:
“Do të hetojmë për të zbuluar deri në fund se kush e shkaktoi aksidentin”, tha ai.

Related

Top Lajm 262264407790217442

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item