Partitë jashtëparlamentare kritikojnë kritikojnë disa pika të marrëveshjes

Partitë politike jashtëparlamntare kanë kritikuar disa nga pikat e marrëveshjes politike, para se gjithash ndryshimet që pritet të mir...


Partitë politike jashtëparlamntare kanë kritikuar disa nga pikat e marrëveshjes politike, para se gjithash ndryshimet që pritet të miraton në Kodin zgjedhore e që sipas tyre do të lënë jashtë listës zgjedhore rreth 200 mijë votues nga diaspora. LR PDSH-ja vlerëson se me këto zgjidhje është shkelur Kushtetuta e cila çdo shtetasi të saj i garanton të drejtën e votës.
“Pa pik turpi fshihen rreth 200 mijë qytetarë të Republikës së Maqedonisë, kryesisht shqiptarë nga diaspora dhe unë bëj apel që të respektohet kushtetuta në këtë drejtim dhe në të njëjtën kohë parashtroj pyetjen, cili do të hapi i radhës me diasporën shqiptare? Do tu merret nënshtetësia, do tu konfiskohet prona dhe do të kenë fatin e shqiptarëve në Çamëri. Për këtë do të duhet të përgjigjen këto liderë politik të cilët i thonë vetes se udhëheqin subjekte politike shqiptare”, deklaroi Zijadin Sela, LR PDSH.
Ndërkohë, Lëvizja BESA vlerëson se marrëveshjen e arritur, është një mundësi për zgjidhjen e krizës, por gjithashtu shpreh dyshimin për zbatimin e saj, por edhe për çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët.
“Fshirja e mërgimtarëve shqiptarë nga lista dhe fakti që nuk u shtrua asnjë detyrim për interesat shqiptare në Maqedoni, janë mashtrimi dhe tradhtia e radhës që dy partitë shqiptare të kapura nga VMRO-ja ua ofrojnë shqiptarëve të Maqedonisë. Si kurorëzim i kësaj është ofendimi i radhës, që shqiptari të bëhet ministër i Punëve të Brendshme kur nuk ka asnjë kompetencë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA, sipas së cilës lajmi i vetëm i mirë mund të jetë mbajta e zgjedhjeve në dhjetor kur sipas saj shqiptarët do të çlirohen nga njerëzit që i bëjnë duanë VMRO-së.
Në reagimin e Rilindjes Demokratike Kombëtare thuhet se kjo parti në kontinuitet ka theksuar se katër aktorët politik kanë luajtur lojëra me implementimin e Marrëveshjes së Përzhinës në të gjitha takimet e deritanishme, pavarsisht a kanë qenë edhe vet të vetëdijshëm për lojën ose jo. “Të gjitha tentimet e manovrimit politik për përfitime të ulëta partiake kanë kosto të lartë dhe për këtë arsye duhet zero tolerancë për çdo tentim për të rinisur ndonjë lojë tjetër. Koha e lojërave patjetër të përfundojë”, thuhet në reagimin e RDK-së.
Partia liberal-demokrate reagon ndaj mos definimit qartë të punës së papenguar të prokurorisë spevciale dhe sundimit të ligjit në vend. “Vlerësojmë se thelbi i Marrëveshjes duhet të jetë sundimi i ligjit, procedimi i të gjitha lëndëve të Prokurorisë Speciale që janë hapur muajve të kaluar. Epilogu gjyqësor, përkatësisht përgjegjësia e të gjithë politikanëve që kanë shkelur ligjet dhe kanë punuara në dëm të qytetarëve të Maqedonisë”.
Në reagimin e saj, Partia për Ripërtëritje e Liljana Popovskës shpreh kënaqësinë nga siç thuhet përfundimi i “agonisë së negociatave”. Kjo parti kërkon që në negociata lidhur me zbatimin e saj të përfshihen edhe partitë tjera dhe sektori civil për të pamundësuar pushtetin në imponimin e problemeve tjera në tryezën e bisedimeve, ashtu siç ka vepruar deri më tani.
Melihate Rustemi

Related

Maqedoni 4265381050271186246

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item