Oficerët e ushtrisë turke të lidhur me organizatën terroriste FETO/PDY gjatë një përpjekjeje për grusht shteti të dështuar, të premten...


Oficerët e ushtrisë turke të lidhur me organizatën terroriste FETO/PDY gjatë një përpjekjeje për grusht shteti të dështuar, të premten janë koordinuar përmes grupit në aplikacionin WhatsApp në celular ndërsa Prokuroria në Ankara në analizën e telefonave celularë të puçistëve të arrestuar ka dekoduar të gjitha mesazhet që kanë shkëmbyer koordinatorët e grusht shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Mesazhet që kanë shkëmbyer koordinatorët e puçit përmbajnë urdhra të drejtpërdrejta të puçistëve për të hapur zjarr mbi të gjithë ata që i kundërshtojnë ata, dhe më në fund planin për arratisje pasi autoritetet penguan një përpjekje për të rrëzuar pushtetin.
AA publikon një pjesë të mesazheve të cilët puçistët e organizatës terroriste FETO i kanë shkëmbyer më 15 korrik, gjatë një grusht shteti ushtarak në tentativë.
– Urdhri për zjarr për të shpërndarë masën e tubuar –
Nënkolonel Muzaffer Duzenli: Urdhëri i përsëritur. Përcjell. Masa e tubuar të shpërndahet me armë zjarri.
Kolonel Muslim Kaya: Afrohen pajisjet e ndërtimit në drejtim të AKOM-i. Miqtë tanë hapin zjarr.
Koloneli Uzay Sahin: Hapni zjarr, mos lejoni të afrohen.
Major Mehmet Karabekir: Jam në terren dhe jam duke hapur zjarr në masën e tubuar dhe po pres.
Vazhdoni me zjarrin, po devijojnë. Janë rreth 10-15 persona të guximshëm. Nuk ka humbje të iniciativës.
Kolonel Muslum Kaya: Në Taksim kanë hedhur gaz lotsjellës dhe asgjë nuk shihet. Kanë shtënë në rezervoaret e makinave të cilat janë nisur në Taksim.
Major Muammer Aygar: Një përleshje e ashpër po zhvillohet në Kuleli. Kemi hapur zjarr ndaj një grupi.
Kolonel Muslim Kaya: Situata në Taksim është kritike.
Nënkolonel Muzaffer Duzenli: Është shpërndarë masa ndaj së cilës kemi hapur zjarr. Zoti u qoftë në ndihmë.
Kolonel Muslim Kaya: Mbi Taksim fluturojnë avionë të cilët kanë shkuar në ndihmë të Beshiktashit.
Major Muammer Aygar: Shokët evakuojnë Urën e dytë. Në Kuleli vazhdojnë përleshjet.
Kolonel Muslim Kaya: Në Taksim ka arritur policia speciale. A duhet mbështetje ajrore?
Major Muammer Azgar: Këta avionë janë tanët, apo jo?
Major Mehmet Karabekir: Të gjelbrit, po.
Kolonel Muslim Kaya: Duket se policia kreu një operacion në AKOM. A nuk kemi mbështetje nga ajri. Situata në AKOM dhe në Taksim është kritike.
Kolonel Ahmet Baykal: Është vendosur kontrolli mbi IMKB, populli është shpërndarë.
Major Mehmet Karabekir: Kontrolli ndaj Acibademit është mirë.
Koloneli Ahmet Baykal: Tashmë as policia nuk është aq e zhurmshme. Kemi municion, morali është në nivelin e lartë.
Puçistët në orët e para të tentimit të grusht shtetit me tanke bllokuan Urën në Bosfor dhe Urën e Sulltan Ahmetit në Stamboll.
Në momentin kur kanë humbur kontrollin ndaj këtyre objekteve e kanë pyetur udhëheqësin e puçit të kryejnë sulme ajrore ndaj këtyre pikave të cilat janë simbol i Stambollit dhe Turqisë në përgjithësi.
Kolonel Muslum Kaya: Automjetet e policisë rrethuan radion e TRT-së. Taksimi është i vështirë, avionët le të kryejnë fluturime të ulëta. Kanë marrë një ushtar në Taksim, atje ka shumë njerëz dhe gaz lotsjellës.
Major Muammer Aygar: A është e mundur të marrin në konsideratë një sulm ajror ndaj Urës së dytë?
Kolonel Muslum Kaya: Këta në Taksim thonë se nuk mund të qëndrojnë.
Kolonel Uzay Sahin: Miq, të japim maksimumin.
Major Muamer Aygar: Ura 2, avionët?
Kolonel Uzay Sahin: Muzaffer?
Kolonel Muslum Kaya: Para radios është plagosur një ushtar, e thirrëm ambulancën, nuk ka asnjë përgjigje, problem këmba.
Nënkolonel Ugur Coskun: Në Sakarya janë duke u përpjekur që të hynë në kazermë me buldozer. Gjendja kritike.
Kolonel Muslum Kaya: Bateria problem në kontakt me Taksimin, para pak çastesh avionët kanë kryer tri sulme, ne nuk e dimë saktësisht se ku.
Kolonel Ahmet Zeki Gerehan: Me sa duket në anën e Anadollit.
Kolonel Muslum Kaya: Avionët ndihmuan Taksimin. Aktualisht është qetë.
Major Muamer Aygar: A mund të bëjmë diçka edhe në urën 2?
Kolonel Muslum Kaya: Avionët janë të rëndësishme për moralin, a mund të rrisim mbështetjen ajrore pas agimit?
Major Mehmet Karabekir: Mua këtu më erdhi kobra, ndihmë.
Kolonel Muslum Kaya: A është kapur ekipi në Taksim? Ashtu më duket, po përpiqemi të konfirmojmë. Duket e vërtetë, ndërsa pjesa tjetër shkojnë në ndërtesën e radios.
Kolonel Uzay Sahin: Ka dalë përforcimi.
Nënkolonel Ugur Caskun: Populli më kërkon nga policia. A të hapi zjarr, me të vërtetë shumë janë mbledhur?
Kapiteni Mehmet Turk: Po fluturon helikopteri me 17 njerëz për ndihmë në CNN.
Nënkolonel Ugur Coskun: Populli ka shkelur të gjithë njerëzit tanë te ndërtesa e guvernatorit dhe ia kanë dorëzuar policisë. Policia po përpiqet që ta ndaloj popullin, por vështirë.
Majori Mehmet Karabekir: Shtypni, digjni, nuk ka kthim prapa.
Nënkolonel Ugur Coskun: Nëse hapim zjarr do të vrasim tre nga pesë, por nuk mund ti parandalojmë që të hynë.
Kolonel Muslum Kaya: Komandantë, mediat miqësore vazhdojnë.
Kolonel Eyyup Gurler: Thonë se nuk mund të dërgojnë njësitin e 2-të Kor. Kemi dërguar një mesazh dhe u kemi thënë se është urdhër i Forcave Tokësore dhe Shtabit të Përgjithshëm, por thonë se nuk do të transmetojnë.
Kolonel Muslum Kaya: Nga TRT forcat i dërgojmë në sheshin Taksim.
Nënkolonel Ugur Coskun: Ushtria e Egjeut ka thirrë qendrën dhe thonë se nuk ka asnjë veprim pa urdhër.
Kolonel Zeki Atmaca: Duhet urgjentisht të ndërhyjmë në antenat në Camlici.
Nënkolonel Ugur Coskun: Nuk dëgjojmë, por forcat janë në situatë të vështirë, njerëzit kanë hyrë në ndërtesën e guvernatorit.
Kolonel Uzay Sahin: Njësitë le të mbesin në pozita.
Kolonel Muslum Kaya: Yeni Safak ka dhënë deklaratën e komandantit të Qarkut Ushtarak 1.
Kapiteni Mehmet Turk: Nuk mund të hymë në kontakt me grupin vatan, kur u ulëm herën e parë thanë se ishte e pamundur që të gjendemi.
Kolonel Muslum Kaya: Taksim ka nevojë për automjete të blinduara, Osman.
Nënkolonel Ugur Coskun: Sakarya ka nevojë për ndihmë urgjente.
Nënkolonel Muzaffer Duzenli: Nëse nuk mund të kontrolloni Ugurët, tërhiquni.
Kolonel Muslum Kaya: Përleshje në radion e TRT. Shkëmbim zjarri. Kërkojnë mbështetje nga mjete të blinduara.
Nënkolonel Ugur Coskun: Rrugët janë të mbyllura, do të jetë e vështirë edhe të tërhiqemi, por do të përpiqemi.
Kolonel Uzay Sahin: A mos leni armët nën presion.
Kolonel Sadik Cebeci: Duhet ti heshtim televizionet private.
Nënkolonel Mustafa Duzelni: Miqë, faleminderit, në Ankara dhe Stamboll janë marrë shumë pika. Në TRT është lexuar komunikata. Vazhdojmë kështu. Ti kundërpërgjigjemi ashpër çdokujt që na kundërshtonë. Ky është urdhër. Njësitë që nuk janë të nevojshme aty ku janë duhet të dërgohen në pika tjera.
Koloneli Mehmet Turk: Nuk mund të gjendemi, ku është grupi vatan, ne jemi para Universitetit Bezimialem.
Koloneli Uzay Sahin: Irfan, nëse mundeni shkoni në Taksim.
Koloneli Mehmet Turk: Një grup i madh po afrohet drejt nesh.
Nënkoloneli Ugur Coskun: Policia dhe populli janë bashkuar. Bëjnë thirrje për dorëzim në ndërtesën e guvernatorit. Kemi nevojë për ndihmë. Nuk kemi fuqi të mjaftueshme.
Nënkoloneli Muzaffer Duzenli: Njësitët doemos të mbajnë aeroportet dhe tregjet, nuk ka tërheqje.
Koloneli Muslum Kaya: Në Taksim po dërgojmë një njësit për përkrahje.
Koloneli Uzay Sahin: Nuk braktisim tregjet.
Nënkoloneli Ugur Coskun: Sakarya ka nevojë urgjente për ndihmë. Populli po pengon veprimin e tankeve.
Majori Mehmet Karabekir: Qëlloni majtas djathtas në aeroportin Sebiha Gokcan. Atje kemi problem. Populli të mos paraqesë problem.
Majori Muammer Aygar: Në Cengelkoyu kemi vrarë katër persona të cilët rezistuan. Nuk ka probleme.
Nënkoloneli Ugur Coskun: Sakarya ka nevojë urgjente për përkrahje ajrore.
Koloneli Sadik Cebeci: Te zyra e qyteti e partisë AK ka tre deri në katër mijë njerëz. Nevojitet përkrahje.
Majori Muammer Aygar: Dy tanke dhe dy transportues të blinduar kanë mbëritur te ura e dytë. Nuk ka probleme.
Nënkoloneli Muzaffer Duzenli: Me tanke dhe me goditje të ashpër sulmoni masën dhe policinë që i kundërvihen ushtrisë sonë.
Nënkoloneli Muzaffer Duzenli: Jemi duke përdorur forcat në mënyrë efikase, dërgoni ndihmë për ata që kanë nevojë.
Koloneli Ugur Coskun: Personeli është i shqetësuar nga lajmet në internet se është kapur kryeshefi i Shtabit të Përgjithshëm. Çka ku të ndërmarrim?
Koloneli Sakir Cinar: Nuk mund të depërtojmë në portën Sabihe Gokcan nga shkaku i popullit dhe turmës. Policia speciale ka njoftuar gjandarmërinë se do të ketë përleshje. Menjëherë pas zhbllokimit të trafikut do të hapim zjarr.
Nënkoloneli Ugur Coskun: Policia përdor popullin kundër nesh, a mund të vijë ndihma ajrore?
Koloneli Uzay Sahin: Shokë, gjithça po shkon sipas planit. E kemi patjetër të heshtim televizionet.
Nënkoloneli Ugur Coskun: Sakarya ka nëvojë për ndihmë, këtu populli po tubohet përmes thirrjeve nga xhamitë. Komanda e shtabit ka urdhëruar xhandarmërinë të mos i nënshtrohet urdhërave, populli i është vërsulur njësiteve.
Koloneli Uzay Sahin: Sulmoni drejtorinë e policisë në Stamboll, nëse ka nevojë.
Nënkoloneli Muzaffer Duzenli: Nuk do të duhet të ketë kthime nga aeroporti.
Koloneli Muslum Kaya: Mediat po vazhdojnë.
Koloneli Uzay Sahin: tanket të sulmojnë antenat në Camlici. Irfan, a munesh ti?
Koloneli Muslum Kaya: Protesta te TRT-ja. Në rregull është.
Koloneli Zeki Atmaca: Do të duhet të shkojnë në qendrën e kontrollit dhe të ndërprejnë lidhjet nga antenat.
Nënkoloneli Muzaffer Duzenli: Zbatoj urdhërin. Të hapet zjarr mbi masën e tubuar. Ashtu shpartallohen masat.
Majori Muammer Aygar: Po japin shpallje nga xhamitë.
Koloneli Muslum Kaya: Medoemos të ndërpresim këto emitime.
Nënkoloneli Muzaffer Duzenli: Shokjë, të intervenojmë pa hezitim.
Koloneli Muslum Kaya: Të heshtim xhaminë Aricilar.
Majori Murat Yanik: Urdhër nga Ankaraja: Hapni zjarr.
Majori Mehmet Murat Celebioglu: Komandant, marrim vesh se kanë armatosur popullin. Nëse nisen drejt nesh, do të shtëmë pa hezitim.
Koloneli Uzay Sahin: Qëlloni në radhët e parë të njerëzve te partia AK.
Nënkoloneli Muzaffet Duzenli: Intervenoni ashpër kundër kryengritjes poipullore. Heshtni mediat.
Koloneli Uzay Sahin: Forcat ajrore duhet të qëllojnë mediat, jepni urdhër.
Majori Mehmet Karabekir: Mos të bie morali, vazhdojmë deri në pikën e fundit të gjakut.
Koloneli Ahmet Zeki Gerehan: Një ekip ka shkuar te NTV. Kemi një ekip për sulm ajror mbi mediat nese disponojmë me fluturake.
Koloneli Muslum Kaya: kanë okupuar Taksimin, tanët janë duke shtënë.
Koloneli Muammer Aygar: Emitimin e porosive nga xhamitë menjëherë ti heshtni.
Koloneli Uzay Sahin:Mos u tërhiqni, lirisht qëlloni.
Koloneli Osman Akkaya: Dëshirojnë të dërgojnë përforcim policor nga Bayrampasha, të keni kujdes.
Nënkoloneli Muzaffer Duzenli: Policia e Bayrampashës nuk guxon të dalë. Pengoni në çdo mënyrë.
Majori Mehmet Murat Celebioglu: Komandant edhe ne po tentojmë të shpëtojmë kokat tona. Secili le të veprojë ashtu siç din dhe mundet të shpëtojë. Mehmet Turk, bëjë diçka, mos humbis njerëzit. Ankaraja ka konfirmuar.
Majori Murat Celebioglu: Dorëzohuni ose ikni.
Majori Muammer Aygar: A kanë marrë kokën e gjarpërit?
Koloneli Cemaleddin Dogan: Ekipi që kisha dërguar në ndihmë nuk kaloi barikadën policore, Komandanti është arrestuar.
Majori Muammer Aygar: Murat, a është anuluar aktiviteti?
Majori Mehmet Murat Celebioglu: Është anuluar komandant.
Koloneli Cemaleddin Dogan: Urgjentisht të ndërmerret diçka nga lart, pasi poshtë problemi është zmadhuar.
Majori Muammer Aygar: Ikim?
Majori Mehmet Murat Celebioglu: Po komandant, braktisim.
Koloneli Cemaleddin Dogan: A do të aratisemi?
Majori Mahmut Murat Celebioglu: Komandant, shihni të shpëtoni ndërsa vendimin e merni vet, por kemi ndryshuar lokacionin. Tash e mbylli grupin, fshini porositë nëse doni.

Related

Top Lajm 5815784615297867357

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item