Obama ngacmon Ciprasin: “Thuaji pak mikut tënd Putinit…”

Presidenti Barack Obama ka bërë përshtypje te disa gazetarë grekë në Varshavë kur ka ngacmuar gjysëm me shaka, po jo pa nënkuptim, kryem...


Presidenti Barack Obama ka bërë përshtypje te disa gazetarë grekë në Varshavë kur ka ngacmuar gjysëm me shaka, po jo pa nënkuptim, kryeministrin grek për lidhjen e re me Rusinë.
“Thuaji pak mikut tënd Putinit, që të bashkëpunojë më shumë për Sirinë”, i ka thënë papritmas presidenti amerikan kryeministrit Aleksis Cipras gjatë një shkëmbimi në samitin e NATO-s.
Duket se kreut të Shtëpisë së Bardhë që në përgjithësi ka qenë pozitiv ndaj qeverisë së Syrizas i kanë bërë përshtypje shkëmbimet e vizitave mes Putinit dhe Ciprasit në Moskë dhe në Athinë, në një kohë kur Europa është përpjekur të krijojë unitet për të detyruar vendosjen e paqes në Ukrainë.
Qeveria e parë e Ciprasit ishtë shumë më pro-ruse se kjo e tanishmja dhe mendonte se mund të kishte një ndihmë financiare nga Rusia që do të lehtësonte negociatat e saj me trojkën ku përfshihej edhe FMN.
Rusia në gjendje të vështirë për vete për shkak të uljes së çmimit të naftës, sanksioneve të Perëndimit dhe dështimit të politikave ekonomike të Kremlinit, nuk ofroi asgjë për Greqinë, ndërsa e përdori lidhjen për propaganda në vend dhe jashtë.
Lëvizja i kushtoi Greqisë antipatinë e vendeve balltike dhe euro-lindorëve të tjerë që e panë vizitën në Moskë si mospërfillje për dramën ukrainase.
Sot, perspektiva e aksit Moskë-Athinë është ftohur por duket se Presidenti Obama nuk e ka harruar lëvizjen “rebele” ndonëse naive diplomatike të Ciprasit dhe ia ka ngritur në bisedë. Obama ishte shënd e verë, duke lënë kryeministrin grek në mëdyshje nëse duhej ta merrte si humor dhe të qeshte edhe ai apo të përfshihej në një shpjegim të gjatë se pse udhëtoi në Moskë dhe sesi Greqia mbetej e angazhuar me NATO-n.
Por Presidenti Obama ishte pozitiv ndaj Greqisë lidhur me pikëpamjet e situatës financiare. Ai tha se nuk ishte dakord me Gjermaninë për politikat ekonomike e financiare të 8 viteve të fundit, gjatë të cilave SHBA ka pasur një rritje ekonomike prej 10% kurse Europa ka stagnuar.
Mesazhi do të ketë qenë i qartë, SHBA është mirëkuptuese ndaj kërkesave greke për lehtësim të borxheve, por nuk e ka injoruar lidhjen me Moskën.
Në fakt, samiti i NATO-s me BE-në në Varshavë, vendi ku dikur u krijua Pakti ushtark anti-NATO i sovietikëve ishte një sinjal ndaj Rusisë se Perëndimi nuk do të tolerojë cënimet territoriale të vendeve anëtarë të aleancës. Dy vitet e fundit kanë rritur shumë dyshimet dhe frikën se Rusia po përpiqet të destabilizojë BE-në në përgjithësi dhe rajonet e Baltikut dhe Ballkanit në veçanti. Për shkak të lidhjes speciale të Serbisë me Rusinë, kjo temë nuk ka sesi të mos u interesojë shqiptarëve. Ndërsa Serbisë i është lejuar pak hapësirë manovrimi për të ruajtur lidhjet e saj me Moskën, për Greqinë si anëtare e NATO-s dhe BE-së duket se një opsion i tillë nuk mund të pranohet, as në Bruksel e as në Washington.
Obama ia tha duke qeshur, po samiti në Varshavë ishte dëshmi se sfidat e kohës janë bërë papritmas shumë serioze./Ruben Avxhiu

Related

Opinione 4827691576666398157

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item