Obama dënon sulmin në Nice: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, reagoi pas sulmit në Nice. Ai dënoi ashpër atë që ngjau në orët e vona të ...


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, reagoi pas sulmit në Nice. Ai dënoi ashpër atë që ngjau në orët e vona të së enjtes, duke ngushëlluar familjarët e viktimave dhe duke iu uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

“Në emër të popullit amerikan, dënoj ashpër atë që duket të jetë një sulm terrorist në Nice të Francës, që vrau dhe plagosi qindra civilë të pafajshëm. Mendimet dhe lutjet tona janë për familjet dhe të dashurit e tyre që u vranë, dhe ju urojmë shërim sa më të shpejtë të gjithë të plagosurve”, tha Obama.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se SHBA-të i kanë ofruar ndihmë autoriteteve franceze për të hetuar rastin në mënyrë që përgjegjësit e sulmit të vihen sa më shpejtë para drejtësisë.

“Ne do të jemi në kontakte të vazhdueshme me zyrtarët francezë, dhe ju kemi ofruar ndihmën tonë për të hetuar këtë sulm dhe për të çuar përgjegjësit para drejtësisë.

Related

Top Lajm 9087845913970843668

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item