Obama: Amerika s'është e ndarë. Të gjithë të indinjuar për policët e vrarë

Presidenti amerikan Barack Obama ka përsëritur apelin mbi nevojën e kontrollit të armëve, pas rasteve të tre ditëve të fundit ku mbetën ...


Presidenti amerikan Barack Obama ka përsëritur apelin mbi nevojën e kontrollit të armëve, pas rasteve të tre ditëve të fundit ku mbetën të vrarë afro-amerikanë dhe disa agjentë policie.

“Nëse na intereson siguria e policëve, atëherë nuk mund ta anashkalojmë çështjen e armëve”, ka thënë Obama në Varshavë, duke kujtuar se Shtetet e Bashkuara janë i vetmi vend i avancuar që kanë dhunë në shkallë të lartë.

Obama ka kujtuar se në rastin në Mineapolis kishte një armë të autorizuar në makinën e viktimës, por edhe ajo shkaktoi në njëfarë mënyre tragjedinë.

“Nuk do të jemi në gjendje të eliminojmë të gjitha tensionet etnike në vendin tonë, apo të arrestojmë çdo të çmendur që mund të pajiset me armë, por mund t’ua vështirësojmë terrenin dhe këtë do të bëjmë”, ka premtuar Obama.

Ai ka komentuar më tej se, i çmenduri që kreu sulmet ndaj agjentëve në Dallas nuk përfaqëson afro-amerikanët, duke lënë të kuptohet se SHBA nuk janë të ndara.

“Nuk mund të lejojmë që aksionet e atyre pak vetëve të përkufizojnë amerikanët. Por si afro-amerikanët ashtu edhe latinët trajtohen në tjetër mënyrë nga sistemi ynë i drejtësisë”, ka thënë Obama.

Presidenti amerikan ka shtuar më tej se, amerikanët e të gjitha racave janë të indinjuar nga sulmet ndaj policisë në Dallas apo në çdo qytet tjetër.

Related

Top Lajm 6094157395607941284

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item