Nuland u takua me Ahmetin dhe Thaçin

Ndihmës sekretarja shtetërore e SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Viktoria Nuland, sot do ta ...


Ndihmës sekretarja shtetërore e SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Viktoria Nuland, sot do ta vizitojë Maqedoninë.
Takimin e parë funksionarja e lartë amerikane e kishte me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin. Nga BDI njoftojnë se gjatë takimit me zonjën Nuland, kreu i tyre hapur ka diskutuar mënyrat se si të zgjidhet kriza politike në vend dhe të rikthehet fokusi në agjendën integruese EuroAtlantike.
“Lideri i BDIsë Ahmeti siguroi zonjën Nuland që BDI është pjesa më konstruktive e zgjidhjes së çështjes si dhe shprehu optimizëm për arritje të shpejtë të kompromisit nga palët në ditët në vijim. Ky kompromis duhet të rezulton me zgjedhje gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe demokratike sa më shpejtë që është e mundur. Z. Ahmeti njohtoi mysafirën e lartë Amerikane për propozimet e BDI mbi çështjet e pastrimit të listës zgjedhore dhe mediave si dhe nevojën që partitë të pajtohen që janë plotësuar kushtet për zgjedhje e më pas të caktohet data së zgjedhjeve të parakohshme”, thuhet mes tjerash në njofim.
Ndërkohë menjëherë pas përfundimit takimit me Ahmetin në ambientet e Ambasadës amerikane Nuland e priti edhe kreun ePDSH-së, Menduh Thaçin. Pas përfundimit të takimit, Thaçi tha për gazetarët se ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe të gjithë duhet të punojnë së bashku për ta tejkaluar krizën e thellë politke në të cilën ndodhet vendi tashmë një kohë të gjatë.
"Përsëris edhe njëherë se jemi fatlumë që SHBA si aleat kryesorë i shqiptarëve dhe Maqedonisë ka një interesim të jashtëzakonshëm që të na ndihmojë të largohemi nga pika e krizës. Mendojë se është momenti i volitshëm ku të gjithë së bashku duhet të punojmë e ta tejkalojmë këtë situatë që po zgjat tepër. Dhe do të shohim, brenda ditëve kjo situatë do të duhet të debllokohet.", deklaroi Thaçi.
Paraprakisht, Viktoria Nuland në Ambasadën në Shkup ka pasur takime edhe me Prokuroren Publike Speciale, Katica Janeva dhe me përfaqësues të organizatave të sektorit civil.
Pas serisë së takimeve në Shkup, Nuland duhet të mbajë konferencë shtypi në Ambasadën amerikane në të cilën pritet të informojë për bisedat me liderët partiakë dhe për pritjet e saj për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.

Related

Maqedoni 3694758799316829310

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item