Një gotë lëng shalqiri në ditë, ja çfarë sëmundjesh lufton

Lëngu i shalqinit është një pije freskuese dhe në të njëjtën kohë detoksifikuese mjaft e mirë në stinën e verës. Thuajse asnjë frut ...


Lëngu i shalqinit është një pije freskuese dhe në të njëjtën kohë detoksifikuese mjaft e mirë në stinën e verës. Thuajse asnjë frut nuk mund të japë një dozë aq të mirë L-citruline sa mund t’jau japë shalqini. Shalqini gjallëron trupin dhe qelizat, gjithashtu pastron veshkat, tëmthin, fshikëzën etj.
Sipas një studimi rezulton se lëngu i shalqinit është ideal për të mbrojtur mëlçinë dhe për të alkalinizuar trupin.
Ja vetitë që ka lëngu i shalqirit:
Është antioksidant: lëngu i shalqinit është i pasur me disa nga antioksidantët më të fuqishëm të natyrës. Ai është i pasur me vitaminë C dhe beta karroten, e cila kthehet në vitaminë A në trup. Këto antioksidantë reduktojnë plakjen dhe parandalojnë sëmundjet që shfaqen nga radikalet e lira. Një dietë e lartë më vitaminë C dhe beta karroten zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, astmën, artritin madje edhe kancerin. Lëngu i shalqinit rrit sistemin imunitar dhe përmirëson shikimin.

Është i pasur me likopen: një tjetër antioksidant shumë i fuqishëm, likopeni lufton radikalet e lira dhe parandalon inflamacionin. Likopeni ju mbron nga kanceri veçanërisht nga kanceri i zorrës së trashë, stomakut, pankreasit dhe mushkërive. Ai ndihmon kundër dëmtimit të ADN-së gjithashtu.
Është i pasur me vitamina B6: këto vitamina janë jetike për shëndetin e trurit dhe trajton simptomat e ankthit dhe depresionit. Ai është gjithashtu një rregullator shumë i mirë i hormoneve dhe ndihmon gratë gjatë ciklit menstrual.
Lëngu i shalqinit është i pasur me vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese shumë të rëndësishme për trupin. Pini lëng shalqini 2-3 herë në ditë.
-------------------------------------------------------------------------

Related

Shëndet & estetikë 7749856044197795492

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item