Nga Kreshnik Spahiu/ Populli im, e dashuron tutorin!

Pas shumë protestash kundër qeverisë, një mbrëmje i ftova kolegët për darkë buzë detit. Mëngjesin e asaj dite kishim bllokuar rrugën e k...


Pas shumë protestash kundër qeverisë, një mbrëmje i ftova kolegët për darkë buzë detit. Mëngjesin e asaj dite kishim bllokuar rrugën e kombit në shenjë proteste kundër taksave 5 euro dhe marrëveshjes konçesionit. Tek darkonim të gjithë ne, ishim gozhduar tek rrjetet sociale për të lexuar blogjet dhe qindra komente që na denigronin me sharje. “Revolucionarët” e facebook-ut shfrynin mllef të paparë dhe padëgjuar kundër aksionit tonë. Të befasuar nga qindra ofendime dhe fyerje një nga shokët e tavolinës i habitur pyeti: “Ç’janë këto reagime banale për një protestë pro qytetarëve që ata mos paguajnë taksa…”?
U menduam gjatë se a mundet një demostratë të ngjallē kaq shumë reaksion?
Befas, miku im u zverdh tek shihte pas shpinës sime dhe sytë i kish ngulitur tek hyrja e restorantit. Kthej kokën dhe shoh që nē lokal kishte hyrë Ilir Hoxha (djali i diktatorit Enver Hoxha). Dhjetra klientë i’u çuan në këmbë dhe e përqafonin. Skena e neveritshme na la pa fjalë dhe heshtja pllakosi tavolinën. Papritmas Imazhi i padrinos u shfaq në sytë e mi dhe ndjeva pështirje që populli puthadorës i lëpihej pjellës së atij që i përdhunoi 50 vite rresht.
Debati dhe analizat s’kishin më vlerë. Përpjekjet tona kundër taksave apo abuzimit qeveritar ishin venitur. Përbuzja ishte në kahun tonë sepse populli ynë vlersonte tutorin që këtij populli i’a ka kishte q*** nënën për gjysëm shekulli.
E ku ndryshojnë delet dhe durimi i tyre nga ndërgjegjia e popullit tim?
E pra ata komentuesit e rrjeteve sociale kishin të drejtë që villnin vrerë kundër nesh dhe protestave tona sepse ky popull e don ndryshe…… që të të thërras “Baba”

Related

Opinione 6122042724343991853

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item