Nëndetëset e frikshme britanike dhe një deklaratë e Theresa May! (FOTO)

Parlamenti britanik ka marrë sot kërkesën për të shpenzuar rreth 30 miliardë paundë për të modifikuar nëndetëset bërthamore Trident. ...


Parlamenti britanik ka marrë sot kërkesën për të shpenzuar rreth 30 miliardë paundë për të modifikuar nëndetëset bërthamore Trident.
Britania e Madhe ka aktualisht 4 nëndetëse të tilla.
Ato u blenë në qeverisjen e Margaret Thatcher nga SHBA.
Nëndetëset Trident janë të pajisura me raketa bërthamore dhe mund të godasin këdo dhe kurdo.
Por vëmendja e mediave është tërhequr nga një deklaratë e kryeministres Theresa May.
Asaj iu bë një pyetje që i është bërë më parë shumë kryeministrave, por që kanë refuzuar të përgjigjen direkt.
A do të jesh e përgatitur të kryesh një sulm bërthamor që mund të vrasë mijëra fëmijë, femra dhe meshkuj, nëse do jetë e nevojshme?
Ka qenë pyetja e zakonshme që i është bërë nga opozita.
PO!
Ka qenë kjo përgjigja e kryeministres e cila nuk ka hezituar aspak.
Kryeministri David Cameron dhe të tjerë para tij kishin refuzuar të jepnin një përgjigje direkte, pro duket se Theresa May është e vendosur në mbrojtjen e interesave të vendit të saj.

Related

Top Lajm 2525756238433574585

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item