“Nëna ime ishte viktima e parë. Praktikonte islamin, atë të vërtetin”

Një prej viktimave të para të sulmit të mbrëmshëm në Nisë të Francës ishte një besimtare myslimane. Fatima Charrihi, një besimtare mysli...


Një prej viktimave të para të sulmit të mbrëmshëm në Nisë të Francës ishte një besimtare myslimane. Fatima Charrihi, një besimtare myslimane, e mbuluar, po shëtiste me nipërit e saj, kur është goditur nga kamioni që shkaktoi vdekjen e 84 personave në një rrugë të Nisës.

Ajo ishte nënë e gjashtë fëmijëve.

“Ajo mbante shami dhe praktikonte islamin e moderuar, atë të vërtetin. Jo atë të terroristëve”, thotë Hamzai, djali i saj 28-vjeçar.

“Ishte e para që ra përtokë, nuk kishte ende asnjë viktimë kur u rrëzua ajo”, tregon i shoqi, Ahmed. Ai thotë se në momentin që ndodhi ngjarja ndodhej rreth 50 metra më tutje.

“Po shkoja të merrja makinën, kur krejt papritur pashë kamionin që çante mes turmës duke i hedhur njerëzit në ajër si të ishin birila”, thotë ai.

Fatima po shëtiste me nipërit kur u godit nga kamioni. I biri u përpoq t’i jepte ndihmën e parë, por ajo ndërroi jetë menjëherë pas përplasjes.

Related

Kronika 9055296240831414261

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item