Nëna dëgjon të rrahurën e zemrës së djalit 3 vjet pas vdekjes

Një nënë vendos që të dhurojë zemrën e djalit të saj të vdekur. Prej tre vitesh, ajo nuk e harronte dot dhimbjen e nuk e pranonte humb...


Një nënë vendos që të dhurojë zemrën e djalit të saj të vdekur. Prej tre vitesh, ajo nuk e harronte dot dhimbjen e nuk e pranonte humbjen e të birit. Jo shumë larg shtëpisë së vogëlushit Lukasi, jetonte Jordan Drake, një vajzë e lindur me një defekt të rëndë në zemër.
Jeta e saj ishte e ndarë mes shtëpisë dhe spitalit, në pritje që një ditë do të merrte lejen për të patur një të ardhme: dhurimin e një zemër për transplantim.  Këto dy ngjarje janë të lidhura me njëra tjetrën, falë guximit të Heather, nënës së Lukasit, e cila vendosi që të dhurojë organet e fëmijës së saj, Jordan sot është e shëndetëshme.
Gruaja nuk e dinte se kujt iu dhuruan organet e vogëlushit të saj, por tre vjet më vonë ajo takohet me Jordan. Përqafimi ishte shumë prekës. Të dëgjoje sërish të rrahurën e zemrës së Lukasit ishte një emocion i pabesueshëm. Por Jordan duket se kishte një dhuratë shumë të veçantë për Heather.
Ajo i vendosi në duar një lodër, praktikisht arushin Teddy, i cili është shumë i dashur për fëmijët. Por ky ishte ndryshe nga gjithë të tjetër. Ka një mekanizëm ku është regjistruar e rrahura e zemrës. Jordan i thotë vetëm pak fjalë, që i ndryshuan përjetë jetën e nënës së Lukasit. “Kjo është e rrahura e Lukasit”. Aty nëna mendoi se fëmija i saj ishte gjallë në një tjetër trup dhe falë guximit që pati, Jordan do të rritet dhe bëhet një grua e bukuar, që me siguri nuk do e harrojë kurrë vlerën e bujarisë.


Related

Top Lajm 6526477761519884249

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item