Ndiqni LIVE ‘grushtin e shtetit’ në Turqi, populli del në rrugë. 17 policë të vdekur

Në Turqi po ndodh një grusht shteti, ku ushtria pretendon se ka marrë kontrollin e qeverisë. Të shtëna dhe dhunë në të gjithë vendin, ...




Në Turqi po ndodh një grusht shteti, ku ushtria pretendon se ka marrë kontrollin e qeverisë. Të shtëna dhe dhunë në të gjithë vendin, raportojnë mediat turke.
Mediat turke raportojnë se ushtarët kanë qëlluar në ajër duke mos lejuar që njerëzit të kalojnë urën e Bosforit në Stamboll, ku disa persona kanë mbetur të plagosur dhe “CNN Turk” shkruan se ka edhe 17 policë të vdekur, por kjo nuk është konfirmuar ende.
Zv.kryeministri Numan Kurtulmus tha live në televizion se AK është ende në krye të drejtimit të vendit.
Situata ka dalë jashtë kontrollit në mesnatë ku kanë nisur në seri të shtënat dhe janë parë njerëz të shtrirë në rrugë. Përplasja ka nisur mes ushtrisë dhe policisë turke.
Kjo pasi qytetarë të shumtë dolën në rrugë në kundërshtim me grushtin e shtetit që ka nisur ushtria.
Nga ana tjetër Kryeministri turk ka bërë thirrje për përgjigje me të njëjtën monedhë nga ana e forcave të sigurisë.
E fortë ka qenë edhe deklarata e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan i cili i bëri thirrje qytetarëve të dilnin në rrugë dhe të mbronin demokracinë.



Related

Top Lajm 728298842070326148

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item